LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 4° cloudy

Promovimi i Vlerave Humane nëpërmjet Edukimit dhe Aktivizmit Rinor

Promovimi i Vlerave Humane nëpërmjet Edukimit dhe Aktivizmit Rinor

Dy mësimdhënëse nga Shtimja, Emine Tasholli- Shaqiri dhe Besa Haxhiu-Bislimi në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, me mbështetje nga Kryqi i Kuq i Kosovës në Prishtinë, kanë nisur një projekt për promovimin e Vlerave Humane nëpërmjet Edukimit dhe Aktivizmit Rinor. Ky projekt do të nis të zbatohet në praktikë nesër (e premte) në qendër të qytetit të Shtimes ku do të marshojnë sëbashku me personat me karroca.

Nga shkolla IAAP në Shtime kanë thënë se në këtë projekt, janë të përfshirë rreth 30 nxënës nga komunitete të ndryshme të IAAP-së, të cilët do të marrin pjesë në aktivitete që promovojnë tolerancën, kulturën dhe parandalimin e dhunës. Për këtë projekt janë përfunduar trajnime dhe punëtori të ndara, të realizuara nga dy mësimdhënëse të IAAP-së: Prof. Emine Tasholli Shaqiri (Psikologe Klinike) dhe Prof. Besa Haxhiu Bislimi (Profesore e Gjuhës Angleze).

Projekti do të përfundon në muajin maj, dhe si pjesë e një konkursi mes shkollave pjesëmarrëse, do të shpallen tri fituesit më të suksesshëm.


Emine Tasholli- Shaqiri njëra nga organizatoret , ka thënë për Teegrafin se projekti ka për qëllimi i këtij projekti është që të bashkojë të rinjtë nga komunitete të ndryshme etnike, duke i përfshirë në aktivitete të përbashkëta që promovojnë mirëkuptimin, tolerancën, paqen, kulturën e dialogut dhe parandalimin e dhunës.

“Të rinjtë do të kenë mundësi të punojnë në grupe dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve shoqërore, të frymëzohen për ndryshime personale dhe të angazhohen në aktivitete me ndikim pozitiv”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, Besa Haxhiu-Bislimi, ka thënë se Promovimi i Vlerave Humane” (PVH) është një projekt i rëndësishëm, i cili mbështetet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq-Misioni në Prishtinë.

Sipas saj, Ky trajnim ka përgatitur nxënësit për të zbatuar katër projekte madhore: 1.Dy projekte në fushën “Aksion në Komunitet/Shoqëri”. 2.Një projekt në fushën “Aksion Ndërkulturor”. 3.Një projekt në fushën “Aksion Kundër Dhunës”.

“Ky projekt, tashmë në vitin e tij të dytë në Kosovë, është zgjeruar dhe realizohet në 15 shkolla të mesme në 13 komuna duke përfshirë edhe komunën tonë. Pas përfundimit të këtij projekti, shkollat pjesëmarrëse pajisen me certifikime dhe letra rekomanduese për angazhimin e tyre”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kalo në kategori