LAJMI I FUNDIT:

Prokurorja Hajdari: Krimet e luftës në Kosovë të ngritën në nivel ndërkombëtar – UNIMK dhe EULEX kanë bërë shumë pak për rastet e dhunës seksuale

Prokurorja Hajdari: Krimet e luftës në Kosovë të ngritën në nivel ndërkombëtar – UNIMK dhe EULEX kanë bërë shumë pak për rastet e dhunës seksuale

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, para të pranishmëve ka folur edhe prokurorja Drita Hajdari.

Ajo ka thënë se krimet e luftës në mesin e të cilave është edhe dhuna seksuale, është një barrë që e ngarkon shoqërinë e Kosovës.

“Pas luftës është fol me një dozë turpi, mirëpo në radhë të parë falë shoqërisë civile dhe institucioneve, dhuna seksuale doli nga errësira. Mirëpo, ende nuk ekzistojnë statistika të sakta për numrin e personave të dhunuar në Kosovë”, ka thënë Hajdari.


Hajdari ka thënë se misionet ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK dhe EULEX kanë bërë shumë pak për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

“Ajo që e vështirësoi punën tonë ishte fakti që pas luftës neve prokurorëve vendor nuk na është lejuar që ti ndjekim këto vepra penale, kjo punë ju është besuar UNMIK e pastaj EULEX, kanë bërë shumë pak, përkundër mundësive që i kishin. Janë rreth 900 lënde që kanë mbetur dhe 2000 dosje për të zhdukurit, kjo ishte një barrë e paparë në prokurorinë e Kosovës në situatë ku nuk kishim mjaftueshëm prokuror”- u shpreh ajo.

Prokurorja shtoi se krimet e luftës nuk janë dhe nuk duhet të jenë çështje e vetëm një vendi.

“Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar për çështjen e krimeve të luftës të kryera në Kosovë të ngritët në nivel ndërkombëtar, është koha e fundit, kemi humbur shumë kohë. Lidhur me këtë duhet të vendoset sa më shpejt. Ka kaluar shumë kohë prej luftës dhe është jashtëzakonisht vështirë me i siguruar provat dhe me i intervistu dëshmitarët për shkak se janë moshuar ose shumica prej tyre vdesin”, ka thënë Hajdari.

Ajo ka shtuar se presim përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare në situatë kur arrihet arrestimi i tyre në ndonjë shtet të ekstradohen në Kosovë e jo në Serbi, sepse vendi i kryerjes së këtyre krimeve është Kosova.

“Nevojitet një bashkëpunim për me arrit sjelljen e kriminelëve të luftës para drejtësisë, në të kundërtën për viktimat e luftës në veçanti për viktimat e dhunës seksuale nuk do të ketë as paqe e as siguri”, tha prokurorja Hajdari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori