Prokuroria Publike (PTHP) njoftoi se ende nuk ka pranuar padi nga Mustafa Hajrullahu kundër Ljupço Kocevski - prokuror publik i Maqedonisë, Tatjana Kacarova - prokurore publike në Prokurorinë publike Shtip, Risto Bojadzhiski - anëtar i Prokurorisë Publike të Shitpit dhe Ermon Neziri anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publikë për kryerjen e veprës penale "Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar".


“Nëse pranohet, do t'i caktohet prokurorit publik kompetent. Prokuroria Themelore Publike Shtip njofton opinionin se ndaj të dyshuarit procedura është duke u zhvilluar plotësisht konform ligjit dhe hetimi është në fazën përfundimtare.

Prokurori publik kompetent nuk i nënshtrohet presionit dhe i ka dërguar thirrje të dyshuarit që të deklarohet në mbrojtje të tij, por fletëthirrja është kthyer me shënim se është larguar nga adresa e shënuar për personin në prokurë dhe në sistemin e MPB-së”, thuhet në njoftim./Telegrafi/