Prokuroria nis hetimet për personin që kërcënoi presidentin Thaçin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet për personin që ka kërcënuar presidentin, Hashim Thaçi.
Prokuroria njofton se ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me rastin, transmeton Telegrafi.
"Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, H.Th, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast", thuhet në njoftim.
Kujtojmë se presidenti Thaçi ishte kërcënuar gjatë muajit mars./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































