LAJMI I FUNDIT:

Prokurori: Sekiraqa shkeli urdhrin e Gjykatës

Prokurori: Sekiraqa shkeli urdhrin e Gjykatës

Në seancën ku do të caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurit Enver Sekiraqa, i akuzuar për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, prokurori i EULEX-it Claudio Pala tregoi arsyet pse ka kërkuar paraburgim për të akuzuarin.

Pas zëvendësimit të masës së sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak, prokurori Pala tha se ka kërkuar kthimin e Enver Sekiraqës prapra grilave për shkak se ai e kishte thyer masën e sigurisë – arrest shtëpiak.

Kryeprokurori i EULEX-it tha se në ditën kur u la në arrest shtëpiak, të pandehurin e kanë vizituar dy persona.


“Kjo përbën shkelje të urdhrit të gjykatës sepse ai duhet të shmangte kontaktin me persona me të cilët nuk jeton”, tha prokurori Pala.

Ndërsa, Kosovare Kelmendi, avokatja e të pandehurit, tha sot se për shkak se njoftimin për lirimin e Sekiraqes e ka marrë përmes telefonit nga një zyrtar i EULEX-it nuk e kanë ditur përmbajtjen e plotë të urdhrit të Gjykatës.

Enver Sekiraqes iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak të enjten.

Pas afër 30 orësh, Sekiraqa u mor nga shtëpia dhe u dërgua në paraburgim me arsyetimin se shkeli urdhrin e Gjykatës.

Shkak ishte vizita që atij ia bënë dy persona pas lirimit.

Enver Sekiraqa është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori