Komuna e Kaçanikut ka vazhduar punimet infrastrukturore në ndërtimin e kompleksit të varrezave të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Punimet tashmë kanë kaluar në fazën përfundimtare, ndërkaq për këtë projekt janë shpenzuar rreth 200 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se nga afër ka përcjellur punimet të cilat po ecin sipas dinamikës së paraparë.


“Gjithçka po vazhdon sipas planifikimeve dhe shumë shpejt pritet të përfundon si projekt në të cilën janë shpenzuar rreth 200 mijë euro. Konsiderojmë se ky është një projekt shumë i rëndësishëm, duke shtuar se ky vend meriton trajtim të veçantë gjithmonë, për vlerën dhe rëndësinë historike kombëtare që ka. Investimi në ruajtjen e vlerave të luftës është nevojë dhe domosdoshmëri e kohës, për të ruajtur vlerat dhe sakrificën e popullit tonë e për ta përcjellur atë tek brezat e rinj”, ka thënë Ilazi./Telegrafi/