LAJMI I FUNDIT:

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki i bashkohet partisë GUXO, do të garojë për deputet

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki i bashkohet partisë GUXO, do të garojë për deputet

Bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka njoftuar se profesori nga Parisi Nezir Kraki, i është bashkuar kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gërvalla theksoi se Kraki, i cili vjen nga Juniku, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e mendimit kritik dhe politik.

Sipas saj, përmes analizave të tij të mprehta, publikimeve dhe paraqitjeve në mediat dhe mjediset akademike ndërkombëtare, Kraki ka ndihmuar në ngritjen e profilit ndërkombëtar të Kosovës.


“Jemi krenarë t’ju njoftojmë se Partisë Guxo për zgjedhjet e 9 shkurtit sot iu bashkua Nezir Kraki, profesori i njohur parisien nga Juniku, një intelektual dhe guximtar i pavarur i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe politik prej shume vitesh tashmë”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka shkruar se “Nezir Kraki është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Paris, njohës i shkëlqyer i politikës së jashtme dhe zhvillimeve në Ballkan, me një vizion të qartë për integrimin evropian të Kosovës”.

“Përmes analizave të tij të mprehta, shkrimeve dhe paraqitjeve frymëzuese në mediat e mjediset akademike ndërkombëtare, ai është kthyer në një zë të fuqishëm të promovimit dhe ngritjes së imazhit pozitiv të shqiptarëve në botë”.

“Me Profesor Krakin në listën tonë fituese Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, dhe profesionistë të tjerë të guximshëm, luftëtarë të pakompromis të së vërtetës, angazhimi ynë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj do jetë i gjithanshëm dhe dinamik edhe në mandatin e dytë. Së bashku do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë me faqe të bardhë dhe duar të pastra për një të ardhme prosperuese për Kosovën sepse e ardhmja u takon atyre që guxojnë”, ka shkruar Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori