Profesori modest i futbollit, Malsor Gjonbalaj, mysafir në "Arena e Yjeve" në Telegrafi

Pa dyshim që Malsor Gjobalaj është një nga emrat me të spikatur që ka luajtur në futbollin e Kosovës dhe në atë në dy periudha, para dhe pas luftës. I pranishëm si mysafir në podcastin ‘Arena e yjeve’ në Telegrafi, ai ka folur për fillimet e tij të karrierës, punën me shumë trajnerë, periudhën e studimeve, por edhe Kombëtaren e Kosovës. Ish sulmuesi i njohur ka luajtur në Kosovë për klube si Besa, Prishtina, KEK-u, Trepça ‘89, Kosova (P), Flamurtari dhe Drenica.

Për shumë të pathëna, rrëfime ekskluzive, të ardhmen e tij, Gjonbalaj i ka shpalosur në podcastin ‘Arena e yjeve’ me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri. Këtë podcast mund ta ndiqni edhe në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve Patos dhe DentFix

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































