Profesoresha Sarah Gillbert, është një prej shkencëtareve që ka punuar në zbulimin dhe prodhimin e vaksinës së Oksfordit, AstraZeneca, duke u bërë kështu me kukull personale Barbie, shkruan The Guardian.
Gillbert që udhëhoqi ekipin për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19 në Universitetin e Oksfordit, ka thënë se ky gjest në fillim i është dukur shumë i “çuditshëm”, por se shpreson se do të frymëzojë vajzat e reja që të merren me shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, transmeton Telegrafi.
“Dua me çdo kusht të frymëzojë gjeneratat e reja të vajzave që në karrierën e tyre të punojnë, dhe që fëmijët të shohin kukullën time dhe ta kuptojnë që shkenca është shumë e rëndësishme për ta ndihmuar botën”, ka shtuar ajo.
Kompania që gjithashtu ka bërë kukulla tjera për të nderuar edhe gra tjera në mbarë botën që luftuan kundër pandemisë së coronavirusit, ka njoftuar se në mesin e tyre janë edhe punonjëset shëndetësore Amy O’Salivan dhe Oddry Cruz, mjekja kanadeze Chicka Oriuva, hulumtuesja e biomjekësisë Jaqueline Goes de Jesus dhe mjekja Kirby Wyatt që qepi fustanin për përdorim të shumëfishtë për personelin mjekësorë. /Telegrafi/