Në ambientet e UBT-së janë duke dhuruar gjak vullnetarisht, profesorë dhe studentë të këtij institucioni të lartë arsimor.
Përfaqësuesit e Transfuzionit të Gjakut kanë treguar se për një kohë relativisht të shkurtër, aksionit i janë përgjigjur 12 veta.
Aksioni po vazhdon, kurse në fund të ditës, jepen informacione më të zgjeruara.
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, përgëzon të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut, duke e vlerësuar këtë si një veprim të lartë njerëzor. /Telegrafi/