Në një solemnitet në selinë qëndrore të partisë, ku morën pjesë edhe krerë të degës së AAK-së së Pejës, prof.dr. Bujar Turjaka iu bashkua rrugëtimit të Ramush Haradinajt duke u bërë pjesë aktive e këtijë subjekti që nga sot.

Prof.dr. Bujar Turjaka njihet si sportist aktiv dhe trainer me përmasa kosovare i skitarisë.


Turjaka edhe pse njihet si prurje nga Peja, angazhimin partiak momental do ta ketë në nivel qëndror. Atij i është besuar drejtimi i departamentit të sportit në AAK në nivel qëndror.

Në ceremoninë e anëtarësimit të tij, kanë marrë pjesë, pos kryetarit Ramush Haradinaj dhe sekretarit të kësaj partie, Ali Berisha, Kryetari i AAK-së në Pejë Naim Sahiti dhe përfaqësues të tjerë të sportit nga dega e AAK-së në Pejë. /Telegrafi/