Industria e prodhimit të qumështit “Sharri” u themelua në vitin 2001 në Prizren me vetëm 3 të punësuar. Sot, pesëmbëdhjetë vite më pas kjo kompani ka 30 të punësuar.
“Sharri” ka filluar me 150 litra në ditë për ta shumëfishuar prodhimin në 17 mijë litra sa ka sot prodhim ditor.
Sipas menaxherit Nderim Halimi e gjithë kjo është bërë duke u mbështetur vetëm në kapital dhe forca vetanake. “Misioni ynë është që produktet tona të arrijnë në nivelin më të lartë të kualitetit”, thotë Halimi.
Ai tregon se aktualisht “Sharri” furnizon me produkte qumështi vetëm tregun e Kosovës. “Por, synojmë që produktet tona në një të ardhme të afërt të jenë edhe në tregun ndërkombëtar”.
Sipas tij “Sharri”, synon që të fillojë edhe me produktet tjera që mungojnë në Kosovë. Por, për të arritur këtë synim, Halimi thotë se nuk ka lehtësim doganor të lëndës së parë. “Janë disa produkte që mungojnë në Kosovë. Ne kemi planifikuar që të fillojmë me produktet që i mungojnë tregut të Kosovës, por për shkak të mungesës së lehtësimit doganor ende nuk kemi filluar”.
Sipas Halimit lënda e parë e produkteve duhet të lirohet, pasi që po vështirëson zgjerimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve.
Sikurse shumë prodhues tjerë, edhe Halimi mendon se institucionet qendrore dhe ato lokale nuk interesohen për bizneset private. “Vetëm një herë e kam marrë një grant simbolik nga Ministra e Bujqësisë”, thotë ai.
“Përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit, asnjëherë nuk më kanë vizituar”.
Në anën tjetër zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha thotë se institucioni që përfaqëson ndihmon me politika lehtësuese bizneset private.
“Komuna është punëdhënësi më i madh për bizneset dhe ndihmon edhe me politikat e lehta administrative “, thotë Berisha.
Në mesin e muajit maj Klubi i Prodhuesve të Kosovës kishte organizuar një tryezë me temën “Sfidat e Industrisë së Qumështit në Kosovë”, ku u tha se sektori i prodhimit të qumështit në vend vazhdon të mbetët në krizë dhe i dëmtuar si pasoj e rritjes së importit nga vendet ndryshme.
“Kemi import enorm të produkteve me yndyrë bimore , është për keqardhje që nuk po shfrytëzohet vullneti i njerëzve dhe nuk po shfrytëzohen kapacitetet e prodhuesve tanë. Në këtë gjendje si jemi sektori i qumështit nuk mund të zhvillohet derisa nuk ka masa mbrojtëse për qumështarët”, ka thënë gjatë kësaj konference kryetari i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës , Ramadan Memaj.
Lidhur më këtë Vezir Januzaj, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tha se nga viti 2008 e deri më tani Ministria përmes granteve në mbështetje edhe të USAID-it ka ndarë rreth 40 milionë euro grante dhe subvencione për përpunuesit e qumështit.
Sipas tij, vetëm këtë vit janë ndarë 10 milionë euro për sektorin e qumështit.
Në anën tjetër , Muhamet Mustafa, deputet në Parlamentin e Kosovës, tha se duhet të gjinden masa të integruara në mënyrë që të rritet aftësia konkurruese e kësaj industrie pasi sipas tij rreth 40 % e qumështit importohet .
Në tryezën e prodhuesve të qumështit ishte edhe Valdet Gjinovci, kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i cili tha se cilësia e qumështit në Kosovë është e kënaqshme. “Cilësia është për lakmi falë fermerëve. Qumshti vendor është konkurrent jo vetëm me vendet e rajonit por edhe me gjerë”, deklaroi Gjinovci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?