Shoqëria e veturave atraktive/zabavës “hot hatch” nga viti në vit po bëhet gjithnjë e më e vogël dhe për zvogëlimin e fundit u kujdes dega evropiane e Fordit, e cila ka ndaluar prodhimin e Focus ST.

Pas largimit më parë nga skena të modeleve “hot hatch” të Fordit, Focus RS dhe Fiesta ST, dega evropiane e “Ovalit Blu” ka vendosur që edhe modeli i fundit “hot hatch” Focus ST të largohet nga prodhimi, gjë që i ka trishtuar shumë ata që kanë vlerësuar gjithçka që Ford ka prodhuar në këtë segment gjatë disa dekadave të kaluara.


Focus-i i fundit ST ka dalë nga linjat e prodhimit në fabrikën gjermane në Saarlouis disa ditë më parë, ndërsa Ford kishte paralajmëruar më parë se në nëntor do të ndalojë edhe prodhimin e Focus-eve me motorë më të dobët.

Kreu i Fordit (Jim Farley) shpjegon ndalimin e prodhimit të Focus ST me mungesën e kërkesës, gjë që nuk vlen për Mustang-un i cili po shitet më mirë në Evropë sesa në Shtetet e Bashkuara.

- YouTube www.youtube.com

Adhuruesit e Focus ST (i cili në gjeneratën e dytë ka motor 2.5 litër me 5 cilindra turbobenzinë) mund të shpresojnë për disa nga modelet e mbetura në showroom-t evropianë të Fordit, pasi porositë për ST-në aktuale, e cila ka motor EcoBoost 2.3 litër me 4 cilindra dhe zhvillon 280 kuaj/fuqi, janë mbyllur para një muaji.

Nuk dihet se si shikon shoqëria e udhëhequr nga Jim Farley rënien e ndjeshme të pjesës së Fordit në Evropë, por të gjitha të dhënat tregojnë se arsyeja kryesore për rënien e madhe të shitjeve është vendimi paraprak për ndalimin e prodhimit të modeleve Fiesta dhe Mondeo, të cilave së shpejti do t’u bashkohet edhe Focus.

Me largimin e Focus ST, shoqëria e veturave “hot hatch” që blerësit në Evropë ende mund t’i konsiderojnë është përqendruar në disa modele të BMW (M135i), Mercedes-AMG (A35/A45), Audi (S3/RS3), VW (Polo GTI/Golf GTI/Golf R), Cupra (Leon) dhe Toyota (GR Yaris), dhe me ardhjen e normës Euro 7 pritet që ato të jenë edhe më pak.

Koha do të tregojë nëse modelet e ngjashme, që do të funksionojnë vetëm me energji elektrike, do të jenë alternativë adekuate dhe e pranueshme. /Telegrafi/