Partitë propozuan nga tre anëtarë në grupin e punës te Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, që duhet të vazhdojë procesin e Zhan Mone-së, për ndryshime ose miratim të mundshëm të një Rregulloreje të re të Kuvendit. Siç tha Xhaferi në një intervistë për AIM-n, ideja është që partitë vetë ta fillojnë procedurën, pa ndërmjetësim dhe mbikëqyrje nga eurodeputetët, proces që u ndërpre për shkak të pandemisë. Ata tani do të marrin njoftime periodike për progresin e bërë.
“Ne tashmë kemi harmonizuar disa dispozitat nga mandati i mëparshëm. Tani për ato të rejat. Për shembull, një seancë konstituive të ketë një rrjedhë, fillim dhe mbarim. Të mos hapet mundësia që seanca konstituive të zgjasë me ditë. Të përcaktohet, për shembull, saktësisht kur do të konsiderohet se Kuvendi është konstituuar, në mënyrë që të fillojnë të rrjedhin afatet konkretisht pas asaj që del për institucionet tjera, zbatimi i afateve dhe rrjedha e punës pas atyre afateve. Ka një sërë çështjesh”, deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit
Procesi gjithëpërfshirës përfshin të gjitha partitë politike, por edhe deputetë që nuk janë në grupet parlamentare. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, na tha se përveç tij, propozim i partisë në pushtet janë edhe Dime Velkoski dhe Snezhana Kalevska – Vançeva.
“Lidhur me ndryshimet në Rregulloren, do ta bëjmë këtë kur të fillojë procesi. Herën e kaluar, në përbërjen e mëparshme të Parlamentit, kemi bërë përparim serioz, por me zhvillimet në këtë përbërje, lindin çështje të tjera për të cilat duhet të diskutojmë”, pohoi Jovan Mitreski – koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.
OBRM-PDUKM e nominoi Nikolla Micevskin, Aleksandar Nikollovskin dhe Gordana Siljanovska-Davkovën. Sipas Micevskit, ka çështje të hapura që duhet të diskutohen, por ai shpreson për miratimin e suksesshëm të Rregullores.
“Ne ishim afër miratimit të Rregullores herën e kaluar, por mbetën disa çështje kontestuese, megjithëse ka një numër çështjesh të harmonizuara, që nuk do të kenë vlerë në takimin e ri, sepse do të fillohet nga fillimi. Dëshira jonë është ta hartojmë Rregulloren vetë, dhe Eurodeputetët që vinin në takime t’i ftojmë në miratimin përfundimtar të tij”, tha Nikolla Micevski – koordinator i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së.
Lidhur me partitë nga blloku politik shqiptar, tre deputetët e BDI-së që janë kandidatë për të hyrë në grupin e punës janë Arbër Ademi, Arben Ziberi dhe Arta Bilali-Zendeli. Nga ana tjetër, koalicioni Aleanca-Alternativa nuk njoftuan se cilët deputetë i kanë zgjedhur.
Kovid-19 shtyu “Zhan Mone-në”. Në takimin e fundit tet-a-tet në shkurt të vitit të kaluar, ndryshimet që mbetën të pazgjidhura, përveç kohëzgjatjes së seancës konstituive, ishin miratimi i Rregullores së punës, me emrin e ri kushtetues të vendit, si dhe kriteret për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të Kuvendit dhe ndihmësit e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj