Site icon Telegrafi

“Probleme martesore dhe financiare”- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Prokuroria Themelore e Prishtinës, sot ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre personave të tjerë, lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023.

Të akuzuarit janë, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla, Granit Plava, dhe një i akuzuar tjetër, por që emri i tij nuk është bërë publik.

Kjo u bë e ditur të mërkurën në një konferencë për media, nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi dhe prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq ka thënë se arsyet se përse është vonuar kaq gjatë ngritja e aktajuzës ka qenë për shkak të mungeës së motivit të ngjarjes.

“Dua të sqaroj pse ka kaluar një kohë e gjatë nga ngritja e aktakuzës, provat janë mbledhur shpejte për veprën penale. Çka ka munguar ka munguar motivi, dhe e kemi të njohur faktin se e ndjera me familje ka jetuar në Suedi, organeve atje ju jemi drejtuar për të na kërkuar te dhëna nëse kanë pasur të dhëna në lidhje me probleme nëse kanë pasur. Deri sa nuk i kemi pasur të dhëna në lidhje me këtë nuk kam mundur ta ngris aktakuzën”, ka thënë Perlinçeviq.

Lexo po ashtu Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Prokurorja tha se kanë kuptuar se Naim Murseli ka angazhuar djalin e hallës Kushtrim Kokalla, kurse kryerësi ka qenë Granit Plava.

E pyetur rreth motivit të vrasjes, tha se nga çrregullimi i marrëdhënies martesore kishte ardhur deri tek problemet tjera.

“Një nga motivet sepse nuk mund t’i tregojmë të gjitha motivet sepse aktakuza në momentin që kemi hyrë në sallë është dërguar në gjykatë dhe për detajet e aktakuzës nuk mund të themi. Por, mund të themi se përderisa kanë jetuar në Suedi, kanë pasur marrëdhënie të çrregulluar martesore dhe familjare, gjatë të cilave kanë ardhur deri te problemet tjera edhe financiare. Për motivet tjera që kanë çuar këtë rast deri te vrasja mund ta kuptoni në seanca gjyqësore”, tha prokurorja.

Ndaj Naim Murselit, sipas Prokurorisë, rëndon vepra penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, për Granit Plavën rëndon vepra penale “vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa për Kushtrim Kokallën “marrëveshja për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë”./Telegrafi/

Exit mobile version