LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 17° cloudy

Prizreni synon arsim cilësor, prezantohen rezultatet e vlerësimit rapid

Prizreni synon arsim cilësor, prezantohen rezultatet e vlerësimit rapid

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se përmes Drejtorisë së Arsimit ka mbajtur të premten konferencën përmbyllëse të projektit “Avancimi i cilësisë së arsimit në Komunën e Prizrenit”.

Në këtë aktivitet janë prezantuar edhe rezultatet e Raportit të Vlerësimit Rapid, në institucionet edukative dhe arsimore të Komunës së Prizrenit, të realizuar nga Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit.

“Ky projekt synon të forcojë kërkimin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies në institucionet arsimore, duke nxjerrë përfundime të bazuara në të dhëna shkencore dhe duke e përafruar arsimin me nevojat dhe sfidat e shekullit XXI”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit, raporton Telegrafi.


Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj – Gutaj ka shprehur qëndrimin se ky dikaster komunal angazhohet për ngritjen e cilësisë së arsimit në Komunën e Prizrenit, dhe se falë bashkëpunimit të QAPA-s dhe drejtuesve të shkollave është arritur avancimi në këtë aspekt.

“Bashkëpunimi i ndërsjellë ka mundësuar vlerësimin rapid për ta skanuar gjendjen, të cilën e kemi në shkollat tona në Prizren dhe për ti parë mundësitë e avancimit gradual në cilësi dhe nevojat tjera të tyre”, është shprehur Veselaj – Gutaj.

Në konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të shkollave, ekspertë të arsimit dhe zyrtarë komunalë, të cilët kanë diskutuar lidhur me hapat e ardhshëm drejt një sistemi arsimor më cilësor dhe gjithëpërfshirës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Deshi të hidhte shampanjë në dasmë - momenti kur ish-banori i afrohet Loredanës dhe ia largon nga dora

Deshi të hidhte shampanjë në dasmë - momenti kur ish-banori i afrohet Loredanës dhe ia largon nga dora

Magazina

"Vrasja në “Kobra City” s’ndodhi për mospagesën e faturës", dëshmitarja thotë se njëri i akuzuar e hoqi CD e kamerave

Drejtësi

"Përgatitjet ishin për dështim të seancës", ish-gjyqtari Kryeziu tregon se çfarë ndodh tash pasi dështoi seanca për konstituimin e Kuvendit

Lajme
UEFA ia plotëson Real Madridit një kërkesë speciale para sfidës ndaj Arsenalit

UEFA ia plotëson Real Madridit një kërkesë speciale para sfidës ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Mos konstituimi i Kuvendit, Hasani: PDK, LDK dhe AAK gabuan politikisht

Mos konstituimi i Kuvendit, Hasani: PDK, LDK dhe AAK gabuan politikisht

Lajme
Mos konstituimi i Kuvendit, Baraliu: E pahijshme, e pandershme dhe e dëmshme

Mos konstituimi i Kuvendit, Baraliu: E pahijshme, e pandershme dhe e dëmshme

Lajme
Kalo në kategori