LAJMI I FUNDIT:

Pritjet e gjata në pikat kufitare, të pashmangshme

Pritjet e gjata në pikat kufitare, të pashmangshme

Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë dhe kthimit, po ballafaqohen me pritje të gjata në pikat kufitare.

Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njofton se pritjet në disa pikëkalime kufitare sidomos në dalje, po zgjasin deri në tri orë.


Ndërkaq, kolonat e automjeteve në pritje, janë të gjata deri në 3 mijë metra.

Pritjet më të gjata, sipas kësaj qendre, janë në pika kalimet në Merdarë, Mutivodë dhe Dheu i Bardhë.

Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kishin potencuar se do të marrin masa që t’i shmangin këto pritje.

Mirëpo, këto pritje konsiderohet të jenë gati të pashmangshme për shkak të fluksit të madh të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, e të cilët gjatë sezonit të verës vijnë për pushime në vendlindje.

Në Ministrinë e Diasporës thonë se gjatë këtij sezoni të verës ka arritur një numër i madh i ankesave të emigrantëve nga Kosova, të cilët janë ankuar për pritjet e gjata për të kaluar procedurat kufitare.

Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës në Qeverinë në largim të Kosovës, Kushtrim Sheremeti, thotë se në vazhdimësi janë duke punuar për t’i informuar qytetarët për pritjet, të cilat eventualisht janë nëpër kufij.

“Ankesat janë të përhershme, por njëkohësisht ka bashkatdhetarë, të cilët na kontaktojnë para se të hyjnë në pikat kufitare. Në këtë sezon Ministria e Diasporës e ngrit nivelin e përgjegjësisë më të madh, edhe mundohemi të jemi në pranë mjeteve tona të komunikimit dhe të shpërndajmë linkun e aplikacionit që t’i informojmë bashkatdhetarët”, thekson Sheremeti.

Ai iu bën thirrje qytetarëve që t’i shmangin pikat kufitare ku pritjet janë të gjata dhe t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera që janë më pak të ngarkuara.

“Për faktin që ka çdo herë fluks të madh të njerëzve, çdo herë do të ketë pritje. Ne jemi munduar maksimalisht që gjatë gjithë kësaj kohe t’iu kërkojmë bashkatdhetarëve që para futjes në Kosovë dhe daljes nga Kosova, ta shohin aplikacionin, të cilin e ka punuar Ministria e Punëve të Brendshme me kërkesën tonë, që të shohin ku është fluksi më i vogël dhe t’i shfrytëzojnë të gjitha pikat e mundshme dhe jo vetëm atë Te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë”, thotë Sheremeti.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit, është rreth 350 mijë, por thuhet se ky numër është shumë më i madh dhe atë afër 1 milion qytetarë.

Shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind. /rel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori