LAJMI I FUNDIT:

BE pritet të vendosë tarifa importi për automjetet elektrike kineze

BE pritet të vendosë tarifa importi për automjetet elektrike kineze

BE-ja pritet të njoftojë Kinën se do të vendosë tarifa për importet e automjeteve elektrike.

Me këtë, ajo pritet të ndezë një luftë të mundshme tregtare të verës me Pekinin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një para-zbulim zyrtar i tarifave mund të ndodhë qysh të mërkurën, pas një hetimi të gjatë mbi subvencionet shtetërore të Kinës për prodhimin e saj të makinave, i cili parashikohet të arrijë në përfundimin se mbështetja masive vazhdon të përqendrohet në sektorin e EV.

Prodhuesit kinezë po përgatiten tashmë për detyrime të reja importi, por ekspertët parashikojnë që Pekini do të hakmerret me kundërmasa që mund të godasin një sërë eksportesh të BE-së në vend.

Pas takimit me presidentin kinez, Xi Jingping, në Paris muajin e kaluar, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se “bota nuk mund të thithë prodhimin e tepërt të Kinës”.

Hetimi filloi tetorin e kaluar mes dyshimeve se Kina po vërshonte BE-në me automjete elektrike më të lira si rezultat i mbikapacitetit dhe uljes së kërkesës së konsumatorëve të brendshëm. /Telegrafi/