Prishtinasit mësyjnë pishinën e Gërmisë (Video)

Pishina e Gërmisë ka pasur më shumë se njëmijë vizitorë, vetëm gjatë ditës së djeshme.
Vizitat janë shtuar dhe pritet të shtohen edhe më shumë në ditët në vijim, si rrjedhojë e temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend.
Enver Konushevci, shpëtimtar, ka thënë se ka pasur nevojë edhe për intervenime - në të paktën tri raste brenda një dite.
Vizitorët kanë deklaruar se janë të kënaqur nga kushtet që ofron pishina.
Pishina e Gërmisë është hapur me 11 qershor, ndërsa për kujdesin ndaj vizitorëve janë të angazhuar 12 shpëtimtarë. /Tribuna Channel/
Nga
Telegrafi
18/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































