Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka treguar për projektet e ardhshme të kryeqytetit, mes të cilave ka veçuar ndërtimin e një tuneli në rrugën “Agim Ramadani”.
Tuneli, i cili do ta ketë formën e shkronjës Y, do të vazhdojë nga kjo rrugë te shkolla e mesme “Sami Frashëri” dhe te rrethi i vogël te komuna e vjetër e Prishtinës.
Ky projekt, siç tha Zogaj, përveç se do ta ndihmojë qarkullimin e komunikacionit, përmbi do të shërbejë si zonë për këmbësorët duke ia kthyer edhe “kalldrëmin e vjetër qytetit” ku edhe janë xhamitë kryesore të kryeqytetit.
“Një projekt i një rëndësie të veçantë dhe një fokus kyç i kryetarit Rama është edhe tuneli në rrugën ‘Agim Ramadani’, i cili është pas teatrit dhe vazhdon deri te shkolla e mesme ‘Sami Frashëri’ dhe deri te rrethi i vogël këtu te komuna e Prishtinës.
Është një tunel në formë të shkronjës “Y”, ka thënë ai për EO. Tutje, Zogaj ka thënë se implementimi pritet që të fillojë në pranverën e vitit 2024, teksa e shpjegoi edhe idenë e tunelit.
“Ideja është që veturat të hyjnë nëntokë në tunel kurse mbi tokë e gjitha të jetë për këmbësorë dhe t’ia kthejmë pamjen e vjetër qytetit të vjetër të Prishtinës, ku janë edhe xhamitë kryesore, nga Xhamia e Çarshisë deri te Xhamia e Madhe.
Duam që t’ia kthejmë kalldrëmin e vjetër qytetit dhe të kthehet në një zonë për këmbësorë”.
“Aktualisht jemi duke e projektuar, pas projektimit shpallet tenderi, zgjedhim kompaninë implementuese dhe në pranverën e vitit 2024 fillojmë me implementim”.
Nënkryetari i Prishtinës ka thënë se janë rreth 90 milionë euro për investime kapitale, disa edhe nga vitet e kaluara, të cilat do të përdoren për qindra projekte.
Ndër projektet kryesore, ai e ka cilësuar ndërtimin e rrugës A, vazhdimin e rrugës B, bulevardin “Geroge Bush” e sallën multi-funksionale të sporteve në Bërnicën e Poshtme.
“Nga viti 2021 dhe viti 2022, ne bartim diku rreth 50 milionë euro për investime kapitale. I kemi edhe 40 milionë euro investime kapitale të vitit 2023.
Pra, e kemi një buxhet signifikant për investime kapitale”.
“Po flasim për qindra projekte, e ndër kryesoret është ndërtimi i rrugës A, që po e fillojmë shumë shpejt tash në pranverë. Është edhe ndërtimi i sallës multi-funksionale të sporteve në Bërnicën e Poshtme. Kemi edhe ndërtimin e disa rrugëve në Prishtinë, vazhdimi i rrugës B që lidhet pastaj me rrugën A.
Ka edhe projekte që lidhen me gjelbërimin dhe hapësirat publike. Një prej projekteve është edhe vazhdimi i sheshit deri te katedralja. Jemi duke e projektuar bulevardin “George Bush”, pas projektimit, fillojmë edhe me implementim të projektit”, ka thënë ai.
I pyetur për projektin e koogjenerimit dhe vendosjen e paneleve solare, Zogaj ka thënë se janë në fazën e studimeve të para e se këto projekte do të ndihmojnë në zgjerimin e ngrohjes qendrore.
“Jemi në fazën e studimeve të para, sepse po zgjidhet një kompani konsulente. Është projekt që arrin shumën prej gati 100 milionë eurosh. Kemi pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm me donatorët dhe organizatat ndërkombëtare, siç janë EBRD, fondet e BE-së dhe KFW. Edhe ky projekt besoj që fillon në 2024 dhe zgjat 2-3 vite. I ndihmon Termokosit dhe qytetarëve që ta zgjerojmë ngrohjen qendrore që po kërkohet shumë”.
Ndërsa, ai ka folur edhe për bashkëqeverisjen me PDK-në dhe raportin me opozitën.
“Me PDK-në jemi në bashkëqeverisje dhe kemi një funksionim shumë të mirë të koalicionit. Në anën tjetër e kemi edhe një opozitë, e cila është opozitë e madhe, Lëvizja Vetëvendosje me një të tretën e kuvendit komunal, por edhe AAK-në dhe AKR-në. Kemi bashkëpunim të mirë edhe me ta, pa përplasje, por me debate konstruktive”. /EO/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova