LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ndërpret hovin e Rahovecit, merr lidershipin në IP Superligën e basketbollit (Video)

Prishtina ndërpret hovin e Rahovecit, merr lidershipin në IP Superligën e basketbollit (Video)

Sigal Prishtina ka mposhtur me rezultat bindës KB Rahovecin në Gjakovë ku këta të fundit luajnë si vendas në mungesë të palestrës. Ishte kjo ndeshja e mbetur e javës së shtatë të Superligës që u shtye për shkak të obligimeve të kampionit në garat ndërkombëtare.

Takimi përfundoi me rezultat 101-63 për kampionin aktual dhe gjigantin e basketbollit kosovar.


Ishte KB Rahoveci që hyri me motiv të madh në këtë takim pas fitores ndaj Yllit dhe pozicionimit të lartë në tabelë, por Prishtina nuk ka shfaqur fare interesim për të diskutuar rreth dilemës së fituesit.

Qysh në periodën e parë Prishtina krijoi epërsi prej 10 pikësh, për ta zgjeruar atë në 25 pikë në fund të pjesës së parë.

Epilogu ishte lehtë i përcaktueshëm, me prishtinasit që fituan me 38 pikë epërsi.

Më i miri në këtë takim ishte Kyle Sovine me 20 pikë e 4 kërcime, pasuar nga Muhamed Hasani me 13 pikë e 7 asistime, duke dëshmuar formë të lartë para ndeshjeve të përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Botërorin, Kina 2019.

Te Prishtina u dalluan gjashtë lojtar që shënuan pikë dyshifrore, kurse më i miri ishte Laërence me 17 pikë, pasuar nga Echo me 16 pikë, Berisah me 15, Granit Rugova me 14 pikë e Martin me 13 pikë.

Me këtë fitore Prishtina mbetet perfekte me 9 fitore nga 9 ndeshje dhe merr kryesimin në tabelë, kurse Rahoveci ka vendin e tretë me 6 fitore e 3 humbje, po aq sa ka edhe Bashkimi në vendin e dytë. Këto dy skuadra përballen të enjten në Prizren dhe e sqarojnë dilemën për vendin e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori