Fillimisht në këtë festival është paraqitur “Ginetta`s Band” nga SHBA-ja, i cili përbëhej nga 4 anëtarë. Në natën e dytë të këtij festivali është paraqitur “Adam Klemm Band”, i përbërë nga pesë anëtarë, që vijnë nga tri shtete të ish-Jugosllavisë, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia. Ndërkaq në natën e tretë të “Prishtina Jazz Festival” është shfaqur filmi dokumentar për jazz muzikën, “Jammin’ the Blues” i fotografit të njohur shqiptar, Gjon Milli, të cilin e ka bërë në vitin 1944 në Amerikë, në studion e Paramount Pictures.

Koncertet e Prishtina Jazz Festival, mbahen çdo natë në Teatrin Oda, në orën 20:00.

Programi i Prishtina Jazz Festival

01.11.2007 - Ginetta`s Band - SHBA
02.11.2007 - Adam Klemm Band – Kroaci, Slloveni, Serbi
03.11.2007 - Documentary Night & Debate – dokumentari i Gjon Milit
04.11.2007 - Impetuoso – Itali
05.11.2007 - 1060 – Kosovë, Belgjikë
07.11.2007 - Human Touch – Greqi
09.11.2007 - Balkan Flavours – Kosovë, Zvicër
10.11.2007 - Jazz D.J. & Closing Party – Gjermani