Prishtina hap hotel për kafshë

Me një infrastrukturë moderne, “Pet Hotel Prishtina” tashmë i ka të definuara edhe çmimet.
Pronarët, të cilët sjellin për të qëndruar këtu kafshët e mëdha, duhet të paguajnë 8 euro natën, e për më të vegjlit çmimi është 5 euro e kjo sipas drejtorit Besart Krasniqi përfshin edhe shëtitjet, transmeton emisioni “038” në KTV.
I hapur një muaj e gjysmë më parë, hoteli tani ka 7 mysafirë. Katër nga qentë dikur ishin qenë endacakë, por që u adoptuan nga një shtetas amerikan, i cili meqë aktualisht po qëndron jashtë Kosovës, i solli qentë në këtë hotel.
Si i ri që është, hoteli ka edhe oferta. Nëse qeni juaj qëndron këtu më shumë se 10 ditë, atij si dhuratë i shkurtohen qimet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































