Site icon Telegrafi

Prishtina është gati për kampionat pas fititmit të Superkupës

Kushtrim Munishi ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në stolin e Prishtinës.

Kjo e fundit ka triumfuar në finalen e Superkupës në duel me Feronikelin (2-1).

Lexo po ashtu Prishtina fiton SuperKupën e Kosovës (Video)

Pas ndeshjes tekniku i bardh e kaltërve beson se skuadra e tij do vazhdojë formën e mirë edhe në kampionat, mirëpo kërkon të mbetet më këmbë në tokë.

“Shumë e vështirë të luash kundër kampionit. Kam besim tek skuadra ime, kemi punuar shumë dhe besoj se jemi të gatshëm për kampionatin, duke kërkuar ta mbajmë këtë vazhdimësi, mirëpo duhet të mbetemi me këmbë në tokë”, theksoi Munishi pas ndeshjes për Super Sport Kosovën.

Exit mobile version