LAJMI I FUNDIT:

Priping organizon edicionin e dytë “Prishtina Open 2024”

Priping organizon edicionin e dytë “Prishtina Open 2024”

Prishtina është gati të mirëpresë lojtarët e pingpongut nga e gjithë bota për edicionin e dytë të “Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2024”, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit më 7, 8 dhe 9 qershor 2024. Ky turne është bërë tashmë një nga eventet më të rëndësishme në kalendarin e pingpongut kosovar, duke tërhequr mbi 200 lojtarë nga të gjitha anët e botës.

Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, një ndërtesë ikonike e qytetit dhe qendër e sporteve, do të jetë arena ku talentet më premtues të pingpongut do të përballen për titullin e kampionit. Turneu është caktuar të mbahet në një periudhë ku Prishtina është e mbushur me energji dhe mikpritje, duke ofruar një atmosferë të ngrohtë për pjesëmarrësit dhe vizitorët.

Turneu Prishtina Open 2024 do të përfshijë kategoritë e moshës për të rinjtë U13, U17 dhe U21, duke u ofruar atyre një mundësi ideale për të shfaqur talentin e tyre dhe për të marrë përvojë në skenën ndërkombëtare. Gjithashtu, veteranët do të jenë pjesë e turneut, duke e bërë këtë ngjarje inkluzive për të gjitha grupmoshat dhe duke u ofruar pingpongistëve të të gjitha niveleve një mundësi për të konkurruar dhe për të ndarë pasionin e tyre për lojën. Ndërsa senirorët dhe seniroret do të garojnë mes vete me date 9 qershor ku edhe pritet që të ketë ndeshje shumë atraktive.


Organizatorët e Prishtina Open janë duke punuar pa pushim për të siguruar që ky edicion të jetë edhe më i suksesshëm se i pari. Përveç organizimit të përsosur, synimi është të promovohet pingpongu si një sport që bashkon njerëzit, pavarësisht moshës ose kombësisë. Gjithashtu, turneu synon të inkurajojë turizmin sportiv në Kosovë dhe të tregojë se Prishtina është qytet evropian i sportit dhe të tregojë mikpritjen e ngrohtë dhe kulturën e pasur të Prishtinës.

Përveç ndeshjeve të pingpongut, Klubi i Pingpongut Priping dhe Zone Mobile do të dhurojnë një Iphone 15, për të gjithë shikuesit që bëhen pjesë e lojës shpërblyese, duke blerë biletën për të ndjekur finalet e Prishtina Open 2024.

Turneu është i hapur për lojtarët e pingpongut si ata profesionist poashtu edhe për lojtarët amator, nga të gjitha shtetet, që të marrin pjesë në një garë madhështore dhe për të shijuar mikpritjen e veçantë kosovare.

Prishtina është gati të shkruajë një kapitull të ri në historinë e pingpongut ndërkombëtar dhe të mirëpresë lojtarët në një ngjarje që do të mbahet mend për vite me radhë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti evropian po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Man City

Gjiganti evropian po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Man City

Ndërkombëtare
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Kalo në kategori