Site icon Telegrafi

Prezenca e Njësisë Speciale në Qendrën e Studentëve, drejtori Sfishta mohon të ketë pasur revoltë nga personat e karantinuar

Është raportuar se pak minuta më parë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është parë duke hyrë në Qendrën e Studentëve e cila tashmë është shndërruar në karantinë.

Po ashtu në media u raportua se ndërhyrja e Njësisë Speciale u bë shkaku i një revolte nga personat që tashmë janë vendosur në karantinë.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

“Në qendrën që unë e menaxhoj nuk ka pasur kurrfarë revolte”, ka thënë Sfishta për Telegrafin.

Në anën tjetër zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Telegrafin se policia ndërhynë aty ku i kërkohet.

“Policia e Kosovën në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj, ju asiston institucioneve dhe ndërmerr veprime policore aty ku vlerësohet dhe kërkohet prezenca policore”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/

Exit mobile version