Presioni nga jashtë nuk e bind opozitën maqedonase për ndryshimet kushtetuese

As mesazhet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, e as të zyrtarëve të tjerë të lartë ndërkombëtarë, nuk e kanë lëkundur OBRM-PDUKM-në nga qëndrimi kundërshtues për ndryshimet kushtetuese.
Ndryshimet që duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues janë kushti kryesor për vazhdimin e bisedimeve të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Vendimi duhet të miratohet para samitit të BE-së në dhjetor, që të mund të jepet drita e gjelbër për fillimin e bisedimeve për kapitujt.
“Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi të punojnë së bashku dhe ta çojnë vendin përpara. Prandaj, ju inkurajoj që të jeni këmbëngulës dhe të punoni vazhdimisht për të përfunduar udhëtimin tuaj në familjen evropiane të kombeve, ashtu siç keni punuar për anëtarësimin në NATO”, tha para deputetëve, shefi i NATO-s, Stoltenberg.
Mesazhe të njëjta përçuan edhe zyrtarë të tjetër të lartë evropianë dhe amerikanë duke tërhequr vëmendjen nga rreziku mbi sigurinë dhe stabilitetin në rast se vendi nuk vazhdon rrugën e integrimit evropian.
Por, pavarësisht kësaj, VMRO DPMNE-ja që drejtohet nga Hristijan Mickoski, thotë se ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm pas zgjedhjeve të reja parlamentare, dhe pas fitores së saj, ndërsa më pas pretendon se do të arrijë të bëjë një marrëveshje më të favorshme me Bullgarinë.
Mickoski pretendon se marrëveshja që është arritur bazuar në atë që njihet si “propozimi francez” i dëmton interesat kombëtare maqedonase.
“Kështu siç janë paraparë të bëhen këto ndryshime kushtetuese rrezikojnë në masë të madhe interesat tona kombëtare, apo pozicionin e Maqedonisë në kuadër të përparimit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë”, ka thënë Mickovski.
Pavarësisht qëndrimin të “betonuar” të opozitës, partitë në pushtet, thonë se nuk do të “dorëzohen” deri në minutën e fundit, pasi, sipas tyre, integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të ketë alternativë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se “ata që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese janë kundër të ardhmes evropiane të vendit”.
“Nëse ata, të cilët gjithmonë kanë qenë kundër integrimit të vendit në NATO dhe BE do të arrijnë të tejkalojnë veten e tyre, atëherë në samitin e BE-së në dhjetor do të kemi vendim për nisjen e bisedimeve me BE-në. Nëse këtë nuk e bëjmë, atëherë do të kemi një reprizë të 11 samiteve të e kaluara të BE-së kur nuk kishim asnjë vendim për vendin tonë. VMRO-ja me drejtuesit e tanishëm po vazhdon me politikat izoluese të Nikolla Gruevskit”, ka deklaruar Kovaçevski.
Situatën për sigurimin e dy të tretave të votave në Kuvend, e vështirëson edhe vendimi i partive opozitare shqiptare për të mos mbështetur ndryshimet kushtetuese. Ky vendim u mor nga partitë shqiptare për shkak të refuzimit të kërkesës së tyre që ndryshimet të përfshijnë edhe “përkufizimin e ri për gjuhën shqipe”, e cila në Kushtetutë njihet si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullsisë së Maqedonisë së Veriut.
Njohësit e çështjeve politike nuk presin që ndryshimet të miratohen nga përbërja e tanishme parlamentare pasi e gjithë vëmendja tani është përqendruar në zgjedhjet e reja parlamentare.
Analisti Petar Arsovski thotë se edhe presioni ndërkombëtar do të ulet gradualisht duke marrë parasysh qëndrimet e partive politike, në veçanti të opozitës maqedonase.
“Presioni i bashkësisë ndërkombëtare nuk do të ndryshojë, por me kalimin e kohës do të ketë ulje. Unë nuk jam optimist se ndryshimet kushtetuese do të mund të bëhen nga kjo përbërje parlamentare. Tani sikur e gjithë vëmendja është përqendruar në zgjedhjet e ardhshme, andaj edhe për ndryshimet kushtetuese po flitet gjithnjë e më pak”, thotë Arsovski.
Ai, ndërkohë, shprehet pesimist nëse edhe pas zgjedhjeve do të ketë lëvizje për shkak të rrethanave tjera politike, para së gjithash për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në qershor.
“Ambienti i përgjithshëm do të jetë më pak i volitshëm se ky që kemi tani për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Në qershor të vitit 2024 kemi zgjedhjet për Parlamentin Evropian, kështu që në këtë temë, pra debati për ndryshimet kushtetuese nuk do të mund të kthehet para shtatorit të vitit të ardhshëm, por edhe atëherë nuk besoj se do të kemi presionin që kemi tani”, thotë analisti Petar Arsovski./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë