LAJMI I FUNDIT:

Osmani me Hovenierin dhe përfaqësues të ambasadave të SHBA në rajon, konfirmon partneritetin e palëkundur me amerikanët

Osmani me Hovenierin dhe përfaqësues të ambasadave të SHBA në rajon, konfirmon partneritetin e palëkundur me amerikanët

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim pune ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe përfaqësues të ambasadave të Shteteve të Bashkuara në vendet e rajonit.

Presidenca njofton se në fokus të takimit ishte partneriteti me Shtetet e Bashkuara, rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e energjisë, bashkëpunimi rajonal, si dhe zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe më gjerë.

“Në lidhje me zhvillimet e fundit, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet tona mbeten plotësisht të angazhuara për të kontribuar në mënyrë aktive për paqe dhe siguri të qëndrueshme në vend dhe rajon, në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar”.


Presidentja Osmani ka nënvizuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara, aleaten kryesore të vendit dhe popullit tonë.

Në këtë drejtim, Presidentja ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe atë në fushën e sigurisë në mes të dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori