LAJMI I FUNDIT:

Presidenti turk: Ku është kufoma e gazetarit Khashoggi?

Presidenti turk: Ku është kufoma e gazetarit Khashoggi?

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje autoriteteve në Arabinë Saudite që të tregojnë lokacionin se ku janë hedhur gjymtyrët e gazetarit të masakruar Jamal Khashoggi, pasi pretendohet se trupi i tij është copëtuar brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Mediat turke raportojnë se trupi i Khashoggit është “prerë në copa” nga eksperti i forenzikës saudite që ishte fotografuar kur kishte arritur në Stamboll, po në ditën e njëjtë kur është kryer vrasja nga 15 pjesëtarët e “grupit vrasës”, transmeton Telegrafi.

Prokurori saudit ka pranuar dje (e enjte) se provat e ofruara nga autoritetet turke tregojnë se vrasja e gazetarit ishte paramenduar më herët, edhe pse autoritetet saudite më parë pretendonin se Khashoggi kishte vdekur derisa ishte marrë në pyetje.


59-vjeçari ishte zhdukur më 2 tetor, pasi ishte futur në konsullatën saudite në Stamboll për t’i rregulluar disa dokumente që i lejonin atij të martohet me të fejuarën e tij turke Hatice Cengiz.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara para anëtarëve të partisë së tij, Erdogan ka shtruar një pyetje: “Kush e ka urdhëruar këtë?”

“Kush urdhëroi ardhjen e 15 personave në Turqi?”, dëgjohet Erdogan duke thënë duke iu referuar kështu “ekipit vrasës”, duke shtuar se Turqia ka “informacione dhe prova tjetra” për vrasjen që do ndriçojnë të vërtetën.

Presidenti turk gjithashtu ka thënë se kryeprokurori saudit do të mbërrijë të dielën në Turqi, për të hetuar vrasjen e 59-vjeçari, ku do të takohet me prokurorët turq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Amerika
Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Turqia
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Kalo në kategori