Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën e MCC-së “Women in Energy Scholarship Program”, ku për vajza u hapë periudha e aplikimit për bursa studimore në SHBA, në sektorin e energjisë.
Presidenti Thaçi ka thënë se në vitet e pas pavarësisë janë investuar afër 200 milionë euro në renovimin e objekteve shkollore dhe kemi përmirësuar dukshëm infrastrukturën shkollore.
“Kemi rritur rrogat e punëtorëve në arsim që të kenë të ardhura sa më të dinjitetshme dhe mbi mesataren e rajonit”, ka thënë presidenti Thaçi.
Megjithatë, sipas tij, ne jemi dëshmitarë të dy momenteve të mosbalancimit në arsim dhe tregun e punës.
“E para, në një anë kemi papunësi të madhe. Ndërsa, në anën tjetër, shumë kompani ankohen se nuk po gjejnë ekspertë dhe punëtorë të kualifikuar. Dhe e dyta, në disa sektorë gratë kosovare kanë më pak mundësi punësimi sesa burrat. Ekziston një diskriminim që fillon që nga arsimi apo edhe në familje, si dhe shohim disa degë të tëra fakultetesh që kanë mungesë të vajzave studente. Prandaj po gëzohem që sot Fondacioni i Mileniumit të Kosovës së bashku me MCC-në po ndërmerr një hap për t’i adresuar këto dy çështje”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit ka thënë se MCC-ja ka ndarë një milion euro për bursa për vajzat dhe gratë e Kosovës që të studiojnë në Amerikë.
Në këtë mënyrë, ai ka thënë se do t’i ndihmohet ekonomisë sonë të ketë më shumë ekspertë të energjisë, në kohën kur Kosova po përgatitet për investime të mëdha në sektorin e energjisë.
“Po ndihmoni vajzat dhe gratë kosovare të kenë një shans të zbusin pabarazinë në sektorin e energjisë, ku 90 për qind e të punësuarve janë meshkuj. Si President i Republikës dhe nënshkrues i marrëveshjes në mes Kosovës dhe MCC-së, jam krenar që sot po shoh rezultatet e para të kësaj marrëveshjeje. Jam i gëzuar që këto fonde do të prekin jetën e shumë vajzave dhe grave që do të bëhen lidere në sektorin e energjisë”, ka thënë ai.
Presidenti Hashim Thaçi ka shtuar se ndihma gjeneroze e MCC-së, e USAID-it apo edhe e ushtrisë amerikane do të arrijë qëllimin vetëm nëse Kosova është në paqe me vetveten dhe me fqinjët e saj.
“Asnjë investitor nuk vjen në një rajon ku flitet për luftë apo për tensione. Asnjë vend i ri i punës nuk krijohet nëse nuk u përkushtohemi parimeve të tregut të lirë, të bashkëpunimit rajonal, por edhe parimeve të luftimit të korrupsionit. Ëndrra përfundimtare e Kosovës, shtet i suksesshëm e prosperues, që e ndajmë së bashku me aleatët amerikanë, realizohet vetëm nëse dalim nga status quo-ja. Prandaj uroj që ky projekt dhe këto investime të MCC-së në popullin e Kosovës të plotësohen, të rriten dhe të shumëfishohen duke punuar në realizimin e objektivave të përbashkëta që kemi me qeverinë amerikane”, ka thënë presidenti Thaçi.
Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka pritur edhe një delegacion të lartë të MCC-së, në krye me Zëvendëspresidenten e Kongresit dhe Çështjeve Publike, Karen Sessions, si dhe udhëheqësin për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine në MCC, Jonathan Brooks. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?