LAJMI I FUNDIT:

Presidenti polak paralajmëron referendum për refugjatët

Presidenti polak paralajmëron referendum për refugjatët

Presidenti konservator polak, Andrzej Duda deklaroi sot se një referendum për pritjen e refugjatëve mund të organizohet në Poloni në 2019, një periudhë që përkon me zgjedhjet legjislative.

Çështja e refugjatëve ka qenë një nga temat kyçe të fushatës zgjedhore të partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi në zgjedhjet e 2015, e cila ishte në mënyrë të prerë kundër akomodimit të tyre, ku kjo forcë politike fitoi shumicën absolute në Parlament.

“Ky referendum mund të zhvillohet ditën e zgjedhjeve legjislative më 2019, pasi në këtë mënyrë opinioni  i polakëve për këtë çështje do të jetë i qartë dhe pa hije dyshimi për shumicën e re që do të dalë fituese nga ky proces zgjedhor’’, deklaroi presidenti gjatë një konference shtypi.