LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Pendarovski vizitoi Misinin, i cili është në grevë para Kuvendit

Presidenti Pendarovski vizitoi Misinin, i cili është në grevë para Kuvendit

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski mëngjesin e sotëm ka vizituar aktivistin Suad Misini, i cili prej dje ka nisur grevën me etje para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në shenjë revolte për personat pa dokumente.

Pendarovski thotë se e ka njoftuar Misinin se tashmë ka nënshkruar Dekretin e Ligjit për evidencën amë të qytetarëve, me çka do të zgjidhet problemi i 600 qytetarëve pa dokumente.

“Në bisedë e njoftova se tashmë e kisha nënshkruar Dekretin ligjor për ndryshimin e Ligjit për evidencën amë të qytetarëve. Këto ndryshime u mundësojnë më shumë se 600 qytetarëve tanë të zgjidhin problemet e tyre dhe të pajisen me dokumente personale.


Ndryshimet do të zgjidhin edhe problemin e pashtetësisë për çdo fëmijë që do të lindë në vend sepse do të marrë certifikatën e lindjes, pavarësisht nëse prindërit kanë apo jo dokumente personale. Veçanërisht dua të theksoj se është e nevojshme që sa më shpejt të bëhen ndryshime në Ligjin për vendbanim dhe vendqëndrim, të cilat do t’i mundësojnë një kategorie tjetër vulnerabël të qytetarëve tanë të pajisen me dokumente personale”, shkruan Pendarovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori