LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë ka anuluar paraqitjen e tij në një konferencë të krahut të djathtë në Uashington pasi një nga folësit më të njohur i dha turmës një përshëndetje naziste.

Udhëheqësi i “National Rally” Jordan Bardella do të fliste në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator (CPAC) të premten, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, ai njoftoi se do të tërhiqej pasi ish-këshilltari i Trump, ideologu i së djathtës ekstreme Steve Bannon e përfundoi fjalimin e tij në ngjarje me fjalët “luftoni, luftoni, luftoni” dhe zgjati krahun e djathtë lart në atë që dukej të ishte një përshëndetje e Adolf Hitlerit.


Bardella duhej t’i drejtohej konferencës mbi lidhjet midis SHBA-së dhe Francës.

Por në një deklaratë të lëshuar të premten, ai identifikoi në mënyrë eksplicite arsyen e vendimit të tij për t’u tërhequr nga ngjarja.

“Në podium dje, kur unë nuk isha i pranishëm në sallë, një nga folësit bëri një gjest provokues duke iu referuar ideologjisë naziste”, shpjegoi ai, duke thënë se u tërhoq “menjëherë”.

Bardella dhe Marine Le Pen, e cila drejton grupin RN në parlamentin francez, kanë festuar më parë kthimin në pushtet të presidentit amerikan Donald Trump.

Në fillim të këtij muaji, Le Pen foli në “Make Europe Great Again”, një konferencë e organizuar nga partia spanjolle e ekstremit të djathtë Vox, ku tha se një valë e politikës së stilit Trump po përfshinte Evropën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Evropa
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Ukraina do të nisë punën për finalizimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në, thotë kryetari i Parlamentit

Ukraina do të nisë punën për finalizimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në, thotë kryetari i Parlamentit

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Evropa
Kalo në kategori