LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i ligës shqiptare flet për bojkotin e futbollit

Presidenti i ligës shqiptare flet për bojkotin e futbollit
(Foto: Screenshot/Top Channel)

Fillimi i sezonit të ri futbollistik 2020/2021 u shoqërua nga një ngjarje e pazakontë siç ishte bojkoti për më se dy muaj në shenjë proteste për mosreagimin e qeverisë ndaj kërkesave emergjente të sportit jo vetëm futbollit, për një paketë ligjore financiare funksionale.

U duk se çështja u zgjidh pas premtimit të kryeministrit Edi Rama në takimin me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, por deri në këto ditë të para të 2021 pak gjëra ndryshuan.

Në një intervistë për Top Channel presidenti i Ligës, Edvin Libohova, tregon këndvështrimin e tij nëse bojkoti ishte diçka që dha rezultat apo jo.


“Vetsakrifikimi i ligës e kreu funksionin pasi qeveria më në fund kuptoi nevojat e sportit. Disa u gjëra u bënë, por jo ligji i sponsorizimit që ishte më kryesori”.

“Ne do të vazhdojmë, por jo me bojkot pasi edhe bojkoti ka pasojat e veta. Këtu nuk bëhet fjalë për të zgjidhur problemet e një sezoni, por për të ardhmen”, është shprehur ai.

Gjithashtu Liga Profesioniste tentoi të shesë emrin e kampionatit në edicionin e kaluar, por procesi nuk arriti objektivin gjë që bëri drejtuesit e saj të ndryshojnë formën e ofertës ndaj bizneseve.

“U bë gjithçka me nxitim, tani do të fillojmë procedurat që në mars për sezonin e ardhshëm në shtator. Atëherë ishte një çmim 10.000 milion lekësh por tani që do të jetë më afatgjate oferta do të ndryshojë edhe çmimi”, ka shtuar Libohova.

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori