Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka mbajtur një konferencë të veçantë për mediat, ku tema ishte racizmi i tifozëve, pasi në kohët e fundit Vinicius Junior ka qenë viktimë e tyre.
Vinicius Junior mori një karton të kuq, i cili u hodh poshtë, pasi gjyqtarët e VAR-it nuk e panë momentin vendimtar në të cilin lojtari i Valencias e kapi nga qafa para se braziliani i Real Madridit ta sulmonte.
Katër tifozë u arrestuan, ndërsa Real Madridi denoncoi rastin në polici, e cila nisi hetimet.
Javier Tebas u përpoq të shpjegojë për shtypin se çfarë po ndodh në ligën spanjolle, duke thënë se lojtarët e mëdhenj janë gjithmonë viktima të fyerjeve.
“Personalisht, mendoj se Vinicius do ta fitojë Topin e Artë një ditë. Kur u pyeta se cili lojtar do të zëvendësojë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në ligën spanjolle, thashë se Vinicius është ai”.
“Lufta kundër racizmit dhe diskriminimit filloi shumë vite më parë. Ka pasur disa çështje të mëdha që kanë përfunduar në gjykatë”.
“Lojtarët më të mirë janë gjithmonë në shënjestër të ofendimeve. Vinicius është lojtari më i mirë në ligë dhe frustrimet janë shfryrë mbi të. Armiqësia është e pranishme. Nuk është mirë të supozohet se ai po provokon të tjerët. Nuk është ashtu”.
Javier Tebas (La Liga President): "In the past, Leo Messi and Cristiano Ronaldo were the ones who received the most insults… Now it's Vinicius because he's a great player, like Messi and Cristiano were." pic.twitter.com/zENk5h5WiU
— Barça Universal (@BarcaUniversal) May 25, 2023
“Ronaldo dhe Messi u ofenduan vazhdimisht, por nuk provokuan. Atyre u thanë se ishin homoseksualë dhe budallenj”, ka thënë Tebas në konferencën për shtyp. /Telegrafi/