LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FFK-së, Ademi shtroi drekë për delegacionin e Gjibraltarit

Presidenti i FFK-së, Ademi shtroi drekë për delegacionin e Gjibraltarit
(Foto: ffk-kosova.com)

Në prag të ndeshjes miqësore që Kosova e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00 kundër Gjibraltarit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shtruar drekë zyrtare për delegacionin tre anëtarësh të Federatës së Futbollit të Gjibraltarit, në krye me sekretarin e përgjithshëm, Dennis Beiso, zv/sekretarin Ivan Robba dhe drejtorin e financave, Charles Robba, e ku ishin të pranishëm edhe nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Gjatë kësaj dreke presidenti Ademi iu dëshiroj mirëseardhje delegacionit nga Gjibraltari dhe i njoftoi ata për progresin që ka bërë FFK-ja pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Ademi rikujtoi se ashtu sikurse Gjibraltari edhe Kosova pati rrugë të vështirë deri në thyerjen e izolimit dhe tashmë të gjithë janë bindur se Kosova e ka merituar qysh moti të jetë pjesë e dy institucioneve kryesore të futbollit, pasi është shndërruar në storie të suksesit, thuhet në njoftimin e FFK-së.


Të dyja palët u dakorduan që në të ardhmen të kenë bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe si dy federata të vogla ta ndihmojnë njëra – tjetrën në zhvillimin e futbollit në vendet e tyre.

Në fund të drekës të dyja palët uruan që ndeshja e sotme të kalojë në frymë të korrektësisë maksimale dhe të kalojë pa lëndime të futbollistëve, derisa si zakonisht u shkëmbyen edhe dhurata.

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori