LAJMI I FUNDIT:

Presidenti dhe kabineti presidencial në Maqedoni mbeten pa rroga për muajin janar

Presidenti dhe kabineti presidencial në Maqedoni mbeten pa rroga për muajin janar

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe kabineti i tij nuk kanë marrë rrogë muajin e fundit, sepse Ministria e Financave nuk ka mjete shtesë për pagat, konfirmuan nga Kabineti i Presidentit.

“Kabineti i Presidentit, në përputhje me Marrëveshjen Kolektive të nënshkruar me Sindikata e Punonjësve, parashikoi rritje të pagave prej 5 për qind vetëm për nëpunësit civilë që janë të punësuar në kabinetin e Presidentit. Kjo rritje nuk vlen për Presidentin, të emëruarit dhe këshilltarët e posaçëm në kabinet. Mjetet për buxhetin e vitit 2023 janë siguruar me kursime vetanake në buxhetin e institucionit tonë dhe për këtë nuk janë kërkuar mjete shtesë nga Ministria e Financave”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Presidentit.

Kovaçevski për pagën e Pendarovskit: Presidenti është institucion i veçantë, nuk e di çfarë marrëveshje kolektive ka
Lexo po ashtu Kovaçevski për pagën e Pendarovskit: Presidenti është institucion i veçantë, nuk e di çfarë marrëveshje kolektive ka

Nga Kabineti i Pendarovskit thonë se ky arsyetim është i pabazuar.


“Kërkesa për mjete financiare për paga për muajin janar 2023, të cilën Kabineti i Presidentit e ka dorëzuar në Ministrinë e Financave, është bërë në përputhje me ligjin, në kuadër të mjeteve të miratuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, shfrytëzuesi buxhetor-Presidenti dhe në përputhje me Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit e Presidentit të Republikës së Maqedonisë”, shtojnë nga Kabineti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori