Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë sot se trupat bjelloruse mund të marrin pjesë në operacionet ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës, nëse është e nevojshme, shkruan Reuters.
Sot në orët e para të mëngjesit ushtria ruse është futur në Ukrainë, e disa prej tyre janë futur përmes Bjellorusisë, ku për javë të tëra edhe kanë qenë të stacionuara, transmeton Telegrafi.
Prezenca e tyre ishte arsyetuar kinse janë atje për stërvitje ushtarake me nikoqirin, por veprimet e sotme dolën të jetë krejt ndryshe – Rusia filloi pushtimin.
“Ushtarët tonë nuk janë atje, por nëse është e nevojshme për Bjellorusinë dhe Rusinë do ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Lukashenko. /Telegrafi/