Suedia do të marrë për të tretën herë Presidencën e Bashkimit pas drejtimit në vitet 2000 dhe më 2009, gjithashtu. Konfigurimi i politikës së brendshme në Suedi dërgoi drejt lidershipit të një qeverie të Qendrës së Djathtë, e udhëhequr nga Ulf Kristersson, lider i partisë Moderaterna, pjesë e grupit politik të Partive Popullore Evropiane (PPE) … një shumicë parlamentare e brishtë në numra që varet nga mbështetja e demokratëve suedezë të renditur të parët në zgjedhje, mbështetës në Parlament, por jo pjesëmarrës në qeveri.
Presidenca suedeze synon në kërkimin e një dakordësie evropiane mbi luftën kundër krimit të organizuar; në inkurajimin e mëtejshëm të investimeve afatgjata në fushën e energjisë apo dhe në ndikimin mbi uljen e çmimit të së njëjtës në një periudhë afatshkurtër; në konsolidimin e marrëdhënieve me shtetet e Mesdheut Lindor dhe Turqinë, përkatësisht, në shqetësimin e përbashkët mbi sigurinë apo dhe në vizionin e politikave ekonomike të qëndrueshme të Unionit duke zbehur dallimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i tilli si një garanci për vijimësinë e bashkëpunimit Euroatlantik-Suedi mbetet një ndër vendet që ka një investim politik thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të shprehura më lartë.
Presidenca suedeze shënon të fundmen e një trekëndëshi politik në kontekstin e udhëheqjes gjashtëmujore të Unionit bashkë me Francën dhe Çekinë … një angazhim trepalësh që buron nga angazhimet e Traktatit të Lisbonës dhe konsiston në një bashkërendim të angazhimeve në një periudhë përkatësisht 18-mujore në drejtimin e Këshillit, të tilla angazhime të ndryshuara si shkak i zhvillimeve të reja që filluan me sulmin territorial të Moskës ndaj Kievit në fillimet e Presidencës franceze, thellimi i konfliktit gjatë periudhës së Presidencës Çeke dhe vijimi në këtë periudhë që përkon me fillimet e Presidencës Suedeze të Bashkimit Evropian.
Të gjashtë muajt pasardhës priten të shënjohen si të tillë paraardhës nga zhvillimet në territorin e Ukrainës dhe pritshmëria e reagimit politik të Aleancës Politike Perëndimore si e tërë ndaj veprimit të vazhdueshëm sulmues të Kremlinit; gjashtë muajt e Presidencës suedeze priten të jenë vendimtarë në fuqinë politike goditëse përkatësisht në thellimin e mëtejshëm të sanksioneve, ndikimet e prekshme të të tillave paraardhëse apo dhe në rritjen thelbësore të ndihmës ndaj Ukrainës përkatësisht në fonde ekonomike, pajisje logjistike apo dhe në mbështetje përmes armatimeve që do rrisnin fuqinë mbrojtëse të Kievit ndaj sulmit vijues të Kremlinit … e fundmja mbështetje, por asfare e tillë nga rëndësia do të ishte e njëjta mbështetje politike ku spikat biseda e publikuar së fundmi mes presidentit ukrainas Zelensky dhe presidentes së Komisionit Evropian Von Der Leyen mbi zhvillimin e një samiti të Bashkimit Evropian përkatësisht në Kiev gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Perspektiva politike e Presidencës suedeze e Bashkimit Evropian do të shënjohet nga një veprim i vazhdueshëm pro-aktiv në mesazhe dhe veprime përfshirë dhe zhvillimin e mbledhjes së organizmit politik, nismë e presidentit francez Macron, përkatësisht Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet (ende e papërcaktuar saktësisht periudha e mbajtjes) në Moldavi një shtet i vogël në territor, por një aleat i rëndësishëm ku spikat solidariteti dhe mbështetja në strehim ndaj qytetarëve Ukrainas të larguar nga vendi i tyre si pasojë e konfliktit. Moldavia mbetet një aleat i rëndësishëm nën lidershipin perëndimor të presidentes Sandu, gjithashtu.
Zhvillimet gjeopolitike botërore të dymbëdhjetë muajve të fundit shënjuan ndryshimin e pozicionit të Neutralitetit Ushtarak Suedez, një pozicion i ndryshuar që gjeti një përkrahje të gjerë të secilës sferë shoqërore dhe politike, “Po”-ja suedeze për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) mbetet historike, pavarësisht kushteve politike që imponuan marrjen e një vendimi të tillë. Gjashtëmujori politik i presidencës do të shënojë në rrugëtimin e të tillit dhe përpjekjet e vazhdueshme për përfundimin e Ratifikimit të Anëtarësimit në NATO nga ana e Parlamenteve Kombëtare të Republikës së Turqisë dhe së Hungarisë, gjithashtu. Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian përmban synime të qarta që konsolidojnë sot vizionin mbi Evropën e nesërmes, e njëjta do të vijojë në përmbylljen e angazhimeve mbi liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës, shqyrtimin e aplikimit të së njëjtës mbi nisjen e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian apo dhe në inkurajimin e mëtejshëm të rrugës Euro-Integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe inkurajimin e nismave si e tilla e Procesit të Berlinit, gjithashtu.
Kryeministri Suedez, Kristersson, ka shprehur synimin mbi një “Evropë të lirë, të sigurt dhe të gjelbër”, ku fokusi mbi respektimin e të drejtave të njeriut, zhvillimit pozitiv mjedisor, parimeve të Shtetit të së Drejtës dhe sundimit të ligjit mbeten thelbësorë në jetësimin e vizionit të një Evrope të së nesërmes, e tilla e zgjeruar gjeografikisht me vullnetin e plotë të shteteve përkatëse dhe politikisht në kontekstin e vlerave më të larta të Lirisë. Ky gjashtëmujor mbetet historik në përcaktimin e fitores politike së Evropës së Lirisë përtej kufijve politikë të BE-së së sotme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët