Maqedonia e Veriut është një fitore larg kualifikimit në Kampionatin Evropian, ndërsa në rast të këtij suksesi, atje do të shohim edhe shumë futbollistë shqiptarë.

Enis Bardhi është njëri prej tyre, i cili i ka ndihmuar përfaqësueses së tij për të arritur në prag të kualifikimit.


Më 12 nëntor në stadiumin 'Boris Paichadze' në Tbilisi zhvillohet finalja e ‘play-offit’ që skuadrën fituese do ta kualifikojë në Kampionatin e ardhshëm Evropian.

enisbardhi 2 (Foto: Instagram/enisbardhi10)

Dhe gjatë një interviste në emisionin Sport TimeSuperSport, nga Bardhi është kërkuar një premtim në rast se Maqedonia e Veriut kualifikohet tutje.

“Jam djalë modest dhe i urtë, nuk më pëlqen të bëj çmenduri, nuk më vjen ndonjë gjë në mendje. Ndoshta do të pres flokët”, ka thënë ai.

enisbardhi 3 (Foto: Instagram/enisbardhi10)

telegrafi sport app