LAJMI I FUNDIT:

Premium Bakery po sjell shijen evropiane në zemër të Prishtinës

Premium Bakery po sjell shijen evropiane në zemër të Prishtinës

Premium Bakery po rritet çdo ditë e më shumë. Hapja e pikës së re në “Dragodan” po sjell një tjetër nivel në vendin tonë.

Premium Bakery është furra e parë moderne në Kosovë që tashmë do të ofroj për ju produkte që po vijnë për herë të parë në tregun tonë.

Prodhimi i produkteve të miellit po vjen përmes teknologjisë më të sofistikuar në rajon për të përmbushur standardet europiane e për të sjell më afër jush aromën e vendeve evropiane.

Produktet e Premium Bakery përfshijnë një gamë të gjerë të bukëve. E nisim me bukë standarde, integrale, bukë të thekrës e bukë me fara, për të vazhduar me krosant, krofne, mufins, donuts e shumë lloje të tjera të pjekurinave, por më e veçanta qëndron në produktet që po vijnë për herë të parë në Kosovë.

Shija evropiane po ateron në zemër të Prishtinës përmes Premium Bakery.

Janë, Baguette e Francës, Brotche e Gjermanisë e Ciabatta e Italisë të cilat do të ju japin ndjesinë që po shijoni një vakt europian, e atë shije vështirë që do e harroni.

Premium Bakery përmes produkteve të tyre po sjellim cilësi të lartë dhe vlera të shtuara për tryezën tuaj. Stafi profesional, përveç kujdesit dhe përkushtimit maksimal, si mëlmesë kanë shtuar dashurinë e tyre të pakushtëzuar që vakti juaj përveç se shumë i shijshëm, të jetë edhe shumë i shëndetshëm.

Drithërat si përbërësit kryesor të pjekurinave, do të ju japin një sërë vlera të rëndësishme të të ushqyerit, përfshirë vitaminat, mineralet, proteinat, fibrat dhe komponimet e tjera të shëndetshme të bimëve.

Produktet e lartë cekura lidhen edhe me shumë përfitime të mundshme shëndetësore, duke përfshirë humbjen e peshës, uljen e inflamacionit, kontrollin më të mirë të sheqerit në gjak dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe tretjes.

Një vakt i mirë për një shëndet të mirë!

Këtë të Hëne, në Dragodan përgjatë Rrugës Ahmet Krasniqi ju pret një vend i ri ku krejt kalimthi ju do të gjendeni përpara një hapësire të mbushur me pjekurina të freskëta e të shijshme në çdo kohë!

Kur jeni në Prishtinë, mos e humbisni një vizitë tek Premium Bakery!

Artikull i sponzorizuar