Një zhytës pothuajse u mbyt nga një oktapod pasi ai shqetësoi shtëpinë e krijesë,ndërsa ishte duke u zhytur në brigjet e Rusisë së largët.
Videoja tashmë virale e takimit tregon momentin kur zhytësi provokoi oktapodin ndërsa eksploronte shtratin e detit pranë Primorsky Krai, në fillim të këtij muaji.
Zhytësi përdori një shtyllë për të goditur gropën e moluskut detar, përpara se të kapte oktapodin, duke e hequr atë nga shtëpia e tij, transmeton Telegrafi.
Por oktapodi u hakmor shpejt duke lëshuar një re boje, dhe më pas duke i mbështjellë tentakulat e tij rreth duarve të zhytësit.
Oktapodi me sa duket e forcoi shtrëngimin e tij dhe filloi ta shtrëngonte rreth qafës, duke u shtrënguar fort ndërsa i ngjitej drejt fytyrës.
Zhytësi, në panik, u përpoq të largonte oktapodin e zemëruar nga qafa e tij, por dështoi. Më pas ai notoi në sipërfaqe dhe vazhdoi ta tërhiqte krijesën.
Sipas raportimeve, ai arriti t’i shpëtojë tentakulave të oktapodit pas disa minutash. Nuk dihet nëse zhytësi është lënduar gjatë incidentit.
Molusku i përfshirë në incident besohet të jetë një oktapod i zakonshëm, emri shkencor octopus vulgaris, i cili nuk dihet se është i rrezikshëm për njerëzit.
Krijesa është helmuese, megjithëse helmi i saj nuk është vdekjeprurës.
Videoja dramatike e takimit u bë virale në Instagram, duke tërhequr më shumë se 3.3 milionë shikime dhe qindra komente.
Përdoruesit e mediave sociale, megjithatë, ishin të shpejtë për të kritikuar zhytësin, duke pretenduar se ai e meritonte sulmin për prishjen e habitatit të oktapodit.
“Mësim i mirë u dha, le t’i lëmë në paqe”, ka shkruar një person. /Telegrafi/