LAJMI I FUNDIT:

Prej nesër 150 shtretër shtesë në klinikat interne në Maqedoni

Prej nesër 150 shtretër shtesë në klinikat interne në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencë për shtyp informoi rreth gjendjes me pandeminë, kapacitetet spitalore, si dhe organizimin e punës në Qendrat Klinike.

Ai tha se javëve të fundit virusi ka marrë hov në vendin tonë, por poashtu edhe në vendet e rajonit dhe Evropë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe informoi se prej nesër do të vendosen në dispozicion 150 shtretër shtesë në klinikat interne, si dhe do të ketë 500 termine shtesë për testim në baza ditore.


“Duke pasur parasysh mbushjen e shpejtë të ambienteve spitalore, ne kemi aktivizuar planin tonë për të siguruar pajisje shtesë dhe tani praktikisht e gjithë ndërtesa e klinikës interne do të synohet për trajtimin e pacientëve me COVID. Në këtë moment, kapacitetet e Klinikës së Sëmundjeve Infektive janë përmbushur plotësisht, spitali modular, institucioni Qendra për Sëmundjet e Mushkërive është vënë në veprim, këtu ka akoma kapacitete, por duke parë fluksin dhe presionin, ky plan u aktivizua për klinikat e brendshme nga katet përdhese ku janë klinikat për dermatologji dhe neurologji, më tej sipër ku janë klinikat për gastroenterohepatologji, reumatologji dhe nefrologji, këtu kemi pjesën për dializë, dhe në aktin tjetër klinikat për otorinolaringologji dhe sëmundjet e syve”, tha Filipçe.

Ai gjithashtu shtoi se mjekët dhe motrat medicinale janë të përgatitur për të punuar në të gjitha spitalet dhe departamentet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori