Me javë të tëra një kamion për mbledhjen e mbeturinave po qëndron i parkuar afër shtëpisë së kulturës në Shtime. Ndërkohë, KRM “Pastërtia” po e kritikojnë kryetarin e Shtimes Qemajl Aliun se për inate politike nuk po ua jep këtë donacion për mbledhjen e mbeturinave. Ata janë ankuar se mbeturinat nëpër lokalitete po i mbledhin me traktor në mungesë të një pajisje moderne.

Osman Muharremi, përgjegjës i KRM “Pastërtia” në Shtime ka thënë se kanë informacione se kamioni është dhuruar si donacion nga një qytetar për komunën e Shtimes, por komuna prej disa javësh ende nuk e ka dorëzuar atë në kompani.


viber image 2024 12 12 14 23 01 258

“Pse nuk po hyn ne funksion?. Nuk e di pse komuna nuk po na dhuron neve si kompani!. Edhe pse ne kemi shumë nevojë për kamion të llojit si ai. Sipas informatave që kemi, jemi në dijeni se është donacion nga një qytetar”, ka thënë Muharremi.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me drejtorin gjeneral të kësaj kompanie në Ferizaj, Basri Syla, i cili ka thënë se ka biseduar me autoritetet komunale të Shtimes, por kamioni nuk po u jepet për inate politike.

“Kam biseduar edhe sot (e enjte ) me zyrtarët përkatës në komunën e Shtimes lidhur me këtë donacion, por ata ende nuk kanë shprehur vullnet për t’ia dhuruar kompanisë këtë kamion i cili është shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm. E them këtë sepse punonjësit e kompanisë sonë në Shtime, shpeshherë mbledhjen e mbeturinave e bëjnë me traktor në mungesë të pajisjeve të tilla adekuate. Kërkojmë edhe një herë nga kryetari i komunës që mos t’i shikon inatet politike në Shtime dhe me kompaninë sepse ky kamion duhet të jepet për shërbim të qytetarëve e jo në shërbim të politikës”, ka kritikuar Syla.

Në anën tjetër, telegrafi prej disa ditësh është në pritje të përgjigjes së komunës së Shtimes lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/

231438168 2201886766629350 7113209843358546922 n

235796050 2207193556098671 2016115180051303173 n