Alvaro Arbeloa është një nga lojtarët më të dashur nga Real Madridi, por jo për lojën e tij.

Spanjolli është mjaft aktiv në Twitter, ku postimet e tij ngacmuese të tij ndaj rivalëve nuk mungojnë.


Një i tillë ishte edhe pas humbjes së Barcelonës kundër Real Sociedadit, ku mbrojtësi spanjoll ka ironizuar me ekipin katalunas.

“Sa e vështirë është të fitohet ndaj 11 lojtarëve. Ndeshje fantastike nga Illarramendi dhe i jashtëzakonshmi Granero, premtimi i realizuar. Përgëzime Pirat!”, ka shkruar Arbeloa në llogarinë e tij në Twitter. /Telegrafi/

telegrafi sport app