Festa e 14-vjetorit të Pavarësisë, kaloi. U mor vesh edhe kush e fitoi “Big Brother”-in e Albania VIP-it! U mor vesh edhe që u shtrenjtua rryma …
Dita me diell dhe atmosfera e krijuar në sheshet e kryeqytetit, të enjten (në 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës) shpërfaqi pasojat e pandemisë që na ka pllakosur tash e dy vjet. Daullet dhe vallja e qytetarëve treguan se sa të etshëm ishim për festat e gjymyshin e munguar.
Ndonëse vazhdojnë të jenë në fuqi masat kundër koronavirusit (ndalimi i grumbullimit të më shumë se 50 personave në ambiente të jashtme, shfrytëzimi i 50 përqindëshit të hapësirës – të kapaciteteve nëpër restorante e kafeteri …), sheshet e lokalet u mbushën … spicë! Po, nime, edhe ora policore në fuqi, por edhe lëvizjet s’u ndalën deri në orët e para të mëngjesit. Të gjitha këto masa, përfundimisht e kanë humbur kuptimin.
Krejt këto janë të parëndësishme, karshi motivit më të fuqishëm – se koronavirusi – për të festuar!
S’besoj që mbeti njeri në Kosovë, tash e dy vjet, pa u infektuar të paktën një herë me koronavirus dhe me variantet e tij.
Edhe më herët është thënë se Covidi-19 do të jetë gjatë ndër ne. Duket se do të dalë një parashikim i bërë nga ministri britanik i Shëndetësisë, i cili pas valës së fundit me koronavirus, në vendin e tij, tha se “duhet të mësohemi me të. Koronavirusi do të jetë me ne, për shumë vjet. Ndoshta edhe … përgjithmonë”!
Tashmë shumë vende perëndimore kanë lehtësuar, ose i kanë hequr masat kufizuese.
Pas pak ditësh, të njëjtën do ta bëjë edhe shteti ynë.
Njerëz …
Vendosni vet nëse do t’i merrni një, dy, tri, apo më shumë doza të vaksinës. Është në dorën tuaj nëse do të mbroheni ose jo … nga virusi.
Virusi mundet edhe të zbutet. Teoritë konspirative rreth kësaj të zeze të madhe që e ka pllakosur botën, do të vazhdojnë, e disa do të vazhdojnë të besojnë në vërtetësinë e tyre.
Nejse …
Me koronavirusin mbase do të jemi të detyruar të mësohemi, por a do të jemi të detyruar të bashkëjetojmë me huqet tona?
A do të mbledhim mend ndonjëherë?
A mund ta bëjmë – të kalojmë, të paktën, një festë pa nxjerr në shesh inatet tona primitive?
Siç u tha më lart. Pas pothuajse dy vjetëve të izolimit nga pandemia, Zotit shyqyr, erdhi 17 Shkurti – dita më e rëndësishme në historinë e këtij vendi dhe këtij populli: Shënimi i përvjetorit të 14-të të aktit më sublim – shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Mirë …
Me sabah, krerët e shtetit morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar me homazhe e nderime në komplekset memoriale dhe pranë varreve të figurave të shquara të kombit tonë.
Seanca solemne, e Kuvendit të Kosovës, mblidhte në një vend deputetët e personalitetet nga spektri ynë politik, si dhe e diplomatët ndërkombëtarë – të akredituar në vendin tonë. Krerët e shtetit, presidentja, kryeministri dhe kryekuvendari … aty do të mbanin fjalimet e tyre festive.
Por, ndodhi ajo që nuk do të duhej të ndodhte!
Seanca, që duhej të kalonte e të mbyllej në frymë festive, u mbyllë në mënyrën që na bëri të skuqeshim (edhe ne që po e përcillnim përmes televizorit). Shkas i skuqjes u bë fjalimi i kryeministrit. Derisa i pari i ekzekutivit të Kosovës po e mbante fjalimin solemn – që më shumë i ngjante një fjalimi të një kryeministri të thirrur në interpelancë – nga ulëset e deputetëve opozitarë vinte reagimi i zhurmshëm që kulmoi me braktisjen e tërësishme të seancës. Pas daljes nga salla e Kuvendit, përfaqësuesit e opozitës u arsyetuan se fjalimi i kryeministrit ishte përçarës, fyes dhe i padinjitetshëm, gjë që nuk përkon me fjalimin që duhej mbajtur në një ditë historike siç është shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
Në adresë të kryeministrit pati edhe akuza të tjera se në fjalimin e tij nuk i përmendi personalitet e figurat meritore për shpalljen e pavarësisë së vendit.
Pati edhe detaje të tjera që nuk u kaluan pa u vërejtur e kritikuar, siç ishte vonesa në agjendën zyrtare nga krerët e shtetit – që nga seanca solemne dhe parakalimi i Forcave të Kosovës. U komentua dhe u kritikua parakalimi i “familjes presidenciale” nëpër shesh të rrethuar me mbi 10 truproja; shkuarja e Kurtit nga ndërtesa e Kuvendit te sheshi “Zahir Pajaziti” me xhip të zi (Albini kritikuesi më i madh i ish-pushtetarëve për defilim me xhipa të zinj) etj.
Është krejt normale që, kur organizohen manifestime të mëdha, të ketë lëshime, zemërime, e në rrethanat tona edhe huqje të mëdha (fatkeqësisht edhe në shënimin përvjetorit të pavarësisë për të 14-ën herë me radhë).
Neve, edhe dasmë kur e bëjmë, na zemërohen jo veç të paftuarit, por edhe të ftuarit. S’ka lidhje a jemi në festë a në gjykim; gjithmonë gjejmë më shumë vend për zemërim, sesa për falënderim e lëvdata.
Por …
Është një “por”, shpeshherë me arsye!
Sidoqoftë …
Jemi popull me fat.
Pas 17 Shkurtit, pra Ditës së Pavarësisë, erdhi 18 shkurti – nata epilogut dhe e heqjes së dilemës së madhe që e mundoi mbarë Shqiptarinë.
Mori fund ankthi – “Big Brother VIP Albania”. Tashmë e dimë “fituesin”!
Njerëz, ju që për 136 ditë, bashkë me ata që ishin brenda shtëpisë së “Big Brother”-it, e që ishit pjesë e një spektakli, dhe që gjatë gjithë asaj kohe e harruat të ftohtit e dimrit dhe bëtë gjithçka që ishte në dorën tuaj – madje edhe duke ndarë nga kafshata e gojës – për ta votuar të preferuarin tuaj … nuk e di nëse duhet t’ju ngushëllojmë apo t’ju falënderojmë?
Ata që ishin brenda, luftuan dhe dhanë gjithçka nga vetja (shpesh dolën edhe nga vetja) për ta fituar “Çmimin e Madh”, duke u sakrifikuar për katër muaj e duke qenë pjesë e realitetit jashtë mureve të shtëpisë më të përfolur shqiptare.
Dhe, erdhi momenti kur përfundoi loja e atyre që ishin fizikisht brenda, si dhe ankthi i krejt atyre jashtë që emocionalisht dhe shpirtërisht ishit brenda dhe që “bashkëjetuan” me protagonistët “heronj” në këtë spektakël të dalldisë masive…
Ju që keni qëndruar me orë të tëra para televizorëve, duke përcjellë gjithçka që ka ndodhur brena mureve të shtëpisë së “Big Brother”-it, nuk e di nëse jeni informuar se është ngritur çmimi i rrymës!
Tashti, kur do t’ju vijnë faturat e rrymës për muajin shkurt, me çmime goxha ma ndryshe, mund edhe të mendoni se e tëra është veç një surprizë e “Bigit” – “Vëllait të Madh”!
Një ditë më pas … dikush do të ofshajë dhe do të pendohet për lekët e harxhuar në mesazhet dërguar me emrin e të preferuarit të “Bigit”. Ato “lekë” do t’i hynin në punë për faturën e rrymës.
Nejse …
Ma i madh qejfi se Stambolli.
S’ka rëndësi çmimi!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës