Site icon Telegrafi

Portieri i Trabzonit donte të ekzekutonte një penallti ndaj Sivassporit, por lojtarët e të dyja skuadrave nuk e lejuan

Portieri turk i Trabzonspor, Ugurcan Çakır, donte të ekzekutonte një penallti në ndeshjen e 20-të të Superligës kundër Sivasspor, por u pengua nga futbollistët vendas dhe ata mysafirë.

Edin Visca fitoi një goditje nga 11 metra në minutën e 46-të dhe Çakır u nis menjëherë drejt zonës së rreptësisë së kundërshtarit me synimin për ta goditur.

Megjithatë, trajneri vendas, Şenol Gunes, së bashku me lojtarët e tjerë në fushë nga të dyja skuadrat, nuk e lejuan një gjë të tillë, ndaj portieri i Trabzonit ia la ekzekutimin e penalltisë Simon Banzas.

Mirëpo Banza nuk ka mundur ta shndërrojë në gol dhe çfarë ndodhi në takimin e lartpërmendur mund ta shikoni në videon e bashkangjitur më lartë.

Pas ndeshjes u zbulua arsyeja pse portieri turk donte të ekzekutonte penalltinë.

Çakır ka pasur një vajzë para ndeshjes me Sivasspor dhe ka dashur të shënojë një gol në këtë ndeshje dhe t’ia dedikojë asaj, por fatkeqësisht nuk iu lejua. /Telegrafi/

Exit mobile version