Portieri i Modenas, Riccardo Gagno ka shënuar padyshim golin më të çmendur për vitit 2022, pasi ka gjetur rrjetën thuajse nga porta e tij në ndeshjen ndaj Imoleses të shtunën mbërma.

Modena ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndeshjen në shtëpi ndaj Imoleses në kuadër të javës së 36-të në Grupin B të Serie C.


Megjithatë, fitorja e vendasve erdhi vetëm në minutat shtesë, kur pritej që ndeshja ta mbyllej me barazim 1-1.

Ishte portieri italian, Riccardo Gagno, i cili shënoi një gol të pabesueshëm thuajse nga porta e tij, për t’ia siguruar tri pikët skuadrës së tij.

Riccardo Gagno 1

Kjo fitore e mban Modenan në vendin e parë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbyllje të sezonit.

Ky gol i Gagnos mund të jetë vendimtar që Modena të sigurojë ngjitjen në Serie B për sezonin e rij. /Telegrafi/

telegrafi sport app