Gideon Levy
Do të doja të takoja përfaqësuesit e asaj shumice absolute, përcaktuese, arrogante dhe patronizuese që rezulton nga sondazhi i fundit i Haaretzit dhe t’i pyes: Me gjithë mend e keni? Si ju shkon ndërmend një gjë e tillë? Për kë e keni fjalën? A jeni ju, shumica absolute, kaq të sigurt se ne (hebrenjtë) jemi – të zgjedhur, më të mirë, se ne jemi kampionët, koka dhe shpatullat mbi trupin e të gjithëve?
Si dolët në këtë përfundim? Do të doja të të pyesja e dashur shumicë: mbi ç’bazë jeni të bindur se ne jemi populli i zgjedhur, se ne dimë çdo gjë më mirë sesa kombet e tjera; se ne meritojmë më shumë sesa të tjerët; se ajo që vlen për ata nuk vlen për ne, sepse ne jemi superiorë?
Ja si u përgjigj shumica e izraelitëve në sondazhin e dialogut publikuar javën e kaluar nga Haaretz: Ne jemi një popull i zgjedhur. Një shumicë, 56 për qind , janë të sigurt për këtë. Të dhënat rriten në 79 për qind, një shumicë absolute, mes atyre që vetëidentifikohen si të krahut të djathtë. Në një vend ku 76 për qind e njerëzve besojnë në Zot, apo në fuqi të tjera sipërore, ndoshta një gjë e tillë është e kuptueshme. Por, derisa besimi në Zot është një çështje private, besimi i të qenit një popull i zgjedhur zbulon konturet e një politike që shpjegon shumëçka rrethe veprimeve të Izraelit.
Le të kalojmë nga teologjia te patologjia. Hebrenjtë e Izraelit që mendojnë se i përkasin një populli të zgjedhur dhe përzgjedhur kanë një detyrim ndaj vetes dhe të tjerëve. Është e lehtë të deklarosh se Zoti ekziston ose jo. Askush nuk pret prova, por kur shumica e një kombi është e bindur se është superiore ndaj të gjitha kombeve të tjera, disa prova janë të domosdoshme. Në rastin e Izraelit, është e thjeshtë të provosh se kemi të bëjmë me një shkëputje nga realiteti, një deluzion i rrezikshëm. Në çdo ngjarje, një popull që është i bindur se është i zgjedhur përbën rrezik për veten dhe ata që e rrethojnë.
Hebrenjtë janë në të vërtetë specialë, me një histori të përgjakur dhe të lavdishme. Hebrenjtë e Izraelit kanë po ashtu me çfarë të krenohen. Por kur ata thonë se janë popull i zgjedhur, kjo zbulon psikozën e tyre. Është e dyshimtë nëse ndonjë komb e mendon këtë gjë për veten. Edhe hebrenjtë e Izraelit nuk kanë arsye ta mendojnë veten të zgjedhur. Në ç’mënyrë janë ata të zgjedhur? Në cilat gjëra janë ata më të mirë? Dhe çfarë duhet të mendojë një suedez, francez, amerikan, britanik apo arab për këtë arrogancë të padurueshme?
Nuk ka nevojë të elaborohet shumë mbi pikëpyetjet morale të Izraelit si një pushtues. Çdo izraelit me një fije ndërgjegjeje e di se një komb pushtues nuk mund të jetë një popull i zgjedhur. Nuk vjen gjë e keqe as edhe nga pak përultësi kur vjen puna te disa karakteristika të njerëzve në Izrael, përpara se të vetëkurorëzohemi një fener mes kombeve. Unë rekomandoj p.sh të lexohet analiza gjithëpërfshirëse dhe tmerruese e Dan Ben-Davidit, publikuar në Haaretz mbi sistemin arsimor në vendin tonë, e cila nuk u shoqërua me reagimin e duhur. Gjysma e fëmijëve në Izrael marrin një arsimim si ai në Botën e Tretë.
Na duhet edhe pak modesti për ne si qytetarë të një shteti që renditet në vendin e 87-të në Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2018, poshtë Togos dhe Bregut të Fildishtë. Edhe vendi i 32-të në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, publikuar nga Transparency International në vitin 2017, nuk është diçka për t’u festuar. Kujdesi shëndetësor është edhe kjo një fushë ku vetëvlerësimi i Izraelit duhet të përkulet: vendi renditet i 28-ti në shpenzimet për kujdesin shëndetësor, nga 36 që janë vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe i 30-ti për numrin e shtretërve në spitale.
Sjellja e turistëve izraelitë nuk u përshtatet përherë kërkesave të një populli të zgjedhur. Ndoshta Izraeli renditet në krye në një indeks për blerjen e nëndetëseve gjermane dhe ndoshta ky është çelësi për të kuptuar ndjesinë e epërsisë.
Përkëdhelja me vetëglorifikim është kthyer në tipar të spikatur të karakterit kombëtar izraelit. Thjesht lexoni të përditshmen “Izrael Hayom” apo dëgjoni kryeministrin. Sa të dashur që jemi nga mëngjesi në darkë!
E djathta e shpërndan këtë gënjeshtër për qëllimet e veta. Populizmi lajkatues nuk po lulëzon vetëm në Izrael, por vetëm këtu pabarazia mes ëndrrës dhe realitetit është kaq e madhe. Një popull i zgjedhur? Sikur të ishte më në fund si të gjithë kombet e tjerë! /Burimi: Haaretz/Përkthimi: ResPublica/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![Çfarë do të thotë për Kinën, shtytja e Trumpit për paqe në Ukrainë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Simone-McCarthy-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë për Kinën, shtytja e Trumpit për paqe në Ukrainë?
![Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-780x439.jpg)
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm me një kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-21-780x439.jpg)
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm me një kusht
![“Edhe djali im 12 vjeç e di historinë e Holokaustit”, Gerta 'godet' Valbonën: Nuk e di kush të ka futur në televizion ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gerta-1-780x439.png)
“Edhe djali im 12 vjeç e di historinë e Holokaustit”, Gerta 'godet' Valbonën: Nuk e di kush të ka futur në televizion ty
![Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-9-780x439.png)
Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin
![Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-20-780x439.jpg)
Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara