Lufta në Ukrainë ka detyruar shumë vende evropiane t’i analizojnë edhe më tepër forcat e tyre mbrojtëse.
Gjermania është ndoshta shembulli më i njohur. Vendi është zotuar të shpenzojë shumë më tepër për ushtrinë, pasi është mbështetur kryesisht në SHBA dhe NATO që nga Lufta e Dytë Botërore.
Por, polakët po ndërmarrin gjithashtu hapa për të mbrojtur veten, raporton skynews.
Vendi ka nënshkruar një kontratë për blerjen e dy aeroplanëve suedezë të paralajmërimit të hershëm dhe kontrollues Saab 340 AEW-300 për rreth 600 milionë korona suedeze (52.36 milionë euro), njoftoi sot ministri polak i mbrojtjes.
“Falë kësaj, krahu lindor i NATO-s do të forcohet dhe hapësira ajrore polake do të bëhet më e sigurt”, tha Mariusz Blaszczak në Twitter.
Polonia planifikon të shpenzojë këtë vit rreth 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për modernizimin e forcave të saja të armatosura.
Sistemet e paralajmërimit të hershëm përfshijnë aeroplanin Saab 340 të pajisur me radarin e avancuar Erieye të Saab. /Telegrafi/
Dziś @AgencjaUzbr podpisała umowę na dostawę szwedzkich samolotów wczesnego ostrzegania Saab 340 AEW. Dzięki temu wschodnia flanka #NATO zostanie wzmocniona, a polska przestrzeń powietrzna staje się bezpieczniejsza. https://t.co/OLYf0VLHkE pic.twitter.com/8XaadV1Qga
— Mariusz Błaszczak (@mblaszczak) July 25, 2023